BIOSINT

Kohëzgjatja e projektit: Janar 2023-Janar 2026.

Në zbatim të kuadrit dhe strategjive të edukimit përmes ndërkombëtarizimit në shtëpi (IAH), kurrikulës dhe plan-programeve të ndërkombëtarizuara (IoC), Universiteti i Mjekësisë është partner, së bashku me Universitetin e “Leuven”, Belgjikë , “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, Shqipëri, “East Sarajevo”, Bosnjë dhe Hercegovinë “Timosoara”, Rumani, “Mostar”, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Tuzla”, Bosnjë dhe Hercegovinë, “Podgorica”, Mal i Zi, në projektin “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home – BIOSINT”, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2.

Objektivat e projektit janë:

  • Analiza e situatës aktuale në kuadër të ndërkombëtarizimit;
  • ndërkombëtarizimi i kurrikulës;
  • promovimi i mobiliteteve për stafin dhe studentët etj.

Projekti BIOSINT, synon të forcojë kapacitetet dixhitale si dhe aftësitë dhe qëndrimet ndërkulturore në nivele individuale dhe institucionale, të përmirësojë edukimin dhe zhvillimin e studentëve të shkencave biomjekësore, stafit akademik dhe personelit administrativ të institucioneve të arsimit të lartë pjesëmarrës (IAL).

Tema e propozuar e projektit do të zbatohet nga IAL nga zona e BB (Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Shqipëria) ndërsa IAL nga Belgjika, Rumania dhe Serbia do të kenë role këshilluese dhe transferuese të njohurive. IAL-të e BB-së janë të pamjaftueshme me ndërkombëtarizimin e kurrikulës, lëvizshmërinë virtuale dhe shërbimet/kapacitetet e nevojshme për ndërkombëtarizim. Prandaj, priten shumë ndikime të rezultateve të projektit.

Në kuadër të projektit “Strengthening capacities and digital competences in biomedical education through internationalization at home – BIOSINT”, ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2, u realizuan takimet në datat 7-8 qershor, 27-28 qershor, përkatësisht në Ghent, Belgjikë dhe Podgoricë, Mal i Zi.