CEREMONIA E “BLUZAVE TË BARDHA” PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK 2017-2018

CEREMONIA E “BLUZAVE TË BARDHA” PËR STUDENTËT E VITIT TË PARË TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË ME RASTIN E FILLIMIT TË VITIT TË RI AKADEMIK 2017-2018

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë mirëpriti sot në auditorët e tij studentët e vitit të parë që do të studiojnë pranë këtij Universiteti.  Në ceremoninë e Bluzave të Bardha që është kthyer në traditë të përvitshme tashmë, ishte e pranishme Ministrja e Arsimit , Sportit dhe Rinisë  Znj. Lindita Nikolla dhe Zëvendës Ministri i Arsimit , Sportit dhe Rinisë Z. Ervin Demo. Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Prof. Arben Gjata  përgëzoi studentët e vitit të parë për zgjedhjen e mantelit të bardhë si profesionin e tyre dhe Dekani i Fakultetit të Mjekësisë Prof. Xheladin Draçini  lexoi Betimin e Hipokratit, si udhërrëfyesin e vetëm të mjekëve që do t’i përkasin së ardhmes.

Elkida Zefi, maturantja me rezultatet më të mira në Shqipëri për maturën 2016-2017, është një nga studentet që u ul për herë të parë sot në auditoret e Universitetit të Mjekësisë.

Ministrja e Arsimit , Sportit dhe Rinisë  Znj. Lindita Nikolla me një fjalë përshëndetëse i dhuroi maturantes së shkëlqyer një Laptop dhe sipas traditës ishte ajo që i veshi mantelin e bardhë mjekes së ardhshme.

Stafi akademik i Universitetit të Mjekësisë , duke ndihmuar secilin student të ri të vishte mantelin e bardhë, uroi një vit të mbarë dhe të suksesshëm.