Ceremonia e Dhënies së Titujve Akademikë “Profesor i Asociuar”
Në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë u zhvillua Ceremonia e Dhënies së Titujve Akademikë “Profesor i Asociuar” për 9 pedagogë dhe kërkues shkencorë.
Rektori i UMT-së, Prof. Dr. Xheladin Draçini, vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar nga kolegët, duke theksuar rolin e kërkimit shkencor në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies. Ceremonia u nderua gjithashtu nga Zëvendësrektorja për Kërkimin Shkencor, Prof. Dr. Suela Këlliçi, për kontributin e saj në promovimin e stafit akademik.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falënderon të gjithë kolegët për punën e tyre të palodhur dhe angazhimin në avancimin e dijes. Urojmë suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në fushën akademike dhe shkencore!