Ditët Erasmus në UMT
Me rastin e 35 vjetorit të Programit Erasmus, me datë 13 Tetor 2022, në ambjentet e Rektoratit, UMT u zhvillua takimi me studentë, pedagogë dhe staf administrativ. Në takim merrnin pjesë dhe anëtarët e Komisionit Erasmus+ në UMT.
Studentët që kanë realizuar mobilitete Erasmus, treguan eksperiencën e tyre, e cila iu ka shërbyer jo vetëm në planin akademik por edhe në planin kulturor, social. Gjithashtu ata inkurajuan studentët e tjerë që të aplikonin për mobilitete Erasmus.
Pedagogët e pranishëm treguan eksperiencën e fituar në mobilitete, për bashkëpunimet që ata kanë vendosur me kolegët e Universiteteve Evropiane sa i përket procesit të mësimdhënies, përmirësimit të kurrikulave, doktoraturave të përbashkëta dhe projekteve ndërkombëtare.
Këto eksperienca të vyera për secilin, u shoqëruan me foto apo inserte të studentëve tanë gjatë mobiliteteve në Universitetet e huaja si dhe të studentëve të huaj që kanë realizuar mobilitete në UMT.
Takimi u ndoq edhe online nga studentë të interesuar për Programin Erasmus+.
UMT inkurajon studentët, pedagogët, stafin administrativ që të shfrytëzojnë çdo mundësi për këto mobilitete.