EMËRIMI I DEKANËVE TË RINJ NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Sot në sallën e Senatit Akademik u zhvillua ceremonia e emërimit të dekanëve të rinj në Universitetin e Mjekësisë, Tranë.
Me praninë e rektoratit dhe autoriteteve drejtuese të universitetit, Rektori I UMT-së Prof.Dr. Xheladin Draçini uroi përzemërsisht dekanët e rinj për suksese të vazhdueshme në misionin e përbashkët akademik.
Emërimet e dekanëve ishin si vijon:
- Fakulteti I Mjekësisë: Prof.Dr. Margarita Gjata
- Fakulteti I Shkencave Mjekësore Teknike: Prof.Asoc. Ergys Ramosaçaj
- Fakulteti I Mjekësisë Dentare: Prof.Asoc. Silvana Bara
Rektori I Universitetit të Mjekësisë, Tiranë I uron dekanëve të rinj shëndet, mbarësi dhe suksese pafund në misionin e tyre fisnik.