GRaduates Advancement and Development of University capacities in Albania (GRADUA)

GRaduates Advancement and Development of University capacities in Albania (GRADUA)

Projekti GRADUA, i cili financohet nga Programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, do të mbështesë universitetet shqiptare duke krijuar një model të integruar kërkesë-ofertë të bazuar mbi të dhënat e databazës së të diplomuarve, përmes: mbledhjes së të dhënave lidhur me performancën e tyre; lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL) dhe bizneseve; lehtësimin e pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës.

Implementimi i këtij projekti do të ndihmojë në organizimin e informacionit, duke lejuar kështu edhe monitorimin e vazhdueshëm dhe efektiv të sistemit të trajnimit dhe të tregut të punës, lidhjes së tyre dhe parashikimin  e aftësive të nevojshme në të ardhmen, për t’ju përshtatur më së miri këtij tregu.

Projekti GRADUA do të mbështesë universitetet shqiptare për krijimin e modelit të integruar kërkesë-ofertë, përmes:

  1. mbledhjes dhe analizës së të dhënave mbi performancën dhe universitetin e të diplomuarve, duke gjeneruar dokumentim të besueshëm, të vazhdueshëm dhe të përditësuar për vlerësimin e sistemit të Arsimit të Lartë në mbështetje të proceseve reformuese në vijimësi;
  2. lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe botës së biznesit (do të zhvillohen shërbimet IT online që do të vendosen në dispozicion si të të diplomuarve, ashtu edhe të stafit universitar dhe kompanive të biznesit);
  • lehtësimin e pozicionimit të të diplomuarve në tregun e punës.

Partneri Leader: Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT-UBT)

Partnerët:

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë (UMT)

Universiteti i Tiranës (UT)

Universiteti i Arteve, Tiranë (UART)

Universiteti Politeknik i Tiranës (PUT)

Universiteti Evropian i Tiranës (UET)

Universiteti Polis (U_POLIS)

Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” (UniKZKM)

Albanian University (AU)

Universiteti i Bolonjës (Itali) Alma Mater Studiorum (UNIBO)

Universiteti i Sienës (Itali) (UNISI)

Universiteti i Barcelonës (Spanjë) (UB)

Instituti Universitar i Lisbonës (Portugali) (ISCTE-IUL)

Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë, Tiranë (DHTI)

Konsorciumi Interuniversitar AlmaLaurea (AL)

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR)

Partnerë të asociuar:

United Nations Development Programme (UNDP)

 

Koordinatori Institucional i UMT-së për Projektin GRADUA:

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

ilir.alimehmeti@umed.edu.al