HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR BURSË PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E ATIKËS PERËNDIMORE (WEST ATTICA), ATHINË, GREQI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për bursë për mobilitet përstudentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në Universitetin e Atikës Perëndimore (West Attica), Athinë, Greqi.
Llojii mobilitetit përfshin:
- Shkëmbimin e studentëve
Fusha e studimit:
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike
Dega:
- Fizioterapi (viti I dhe II)
Niveli i mobilitetit për studentët:
- Program studimiiciklittëparë (bachelor)
Koha e realizimit të mobilitetit:
- Semestri i parë i vitit akademik 2022-2023
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 4 muaj
Numri i kuotave:
- 1 (një)
Përt’unjohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Atikës Perëndimore, klikoni në linqet e mëposhtme:
https://erasmus.uniwa.gr/en/erasmus/academic-calendar/
https://erasmus.uniwa.gr/en/erasmus/course-catalogue/
https://erasmus.uniwa.gr/en/erasmus/coordinators-erasmus/
Bursa përfshin:
- Kompesimin mujor (850 euro për studentët)
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës
Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- CV në gjuhën angleze
- Fotokopje me ngjyra e faqes së parë të pasaportës
- Vërtetim studenti i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze
- Letër motivimi në gjuhën angleze
- Certifikatë e gjuhës angleze ( B2)
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement) *
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë “Before the mobility”.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti “Learning Agreement” te seksioni “Commitment” firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi.
Formatin e Marrëveshjes së Studimit e shkarkoni nga linku i mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/05/Marreveshja-e-studimit-3.docx
Afati për aplikim:08.06.2022
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni nëlinkun e mëposhtëm:
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!