
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E LIRË MESDHETAR (LIBERA UNIVERSITA MEDITERRANEAN), BARI, ITALI
Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikim për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për trajnim/mësimdhënie në Universitetin e Lirë Mesdhetar (Libera Unniversita Mediterranean), Bari, Itali
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Numri i kuotave:
- 5 (pesë)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor: 190 Euro për ditë;
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun: https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/distance-calculator
Për t’u njohur me Universitetin LUM, Bari, Itali klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/Formular-aplikimi-staf-akademik.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
- Lista e publikimeve në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit për trajnim; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/Mobility_agreement_training.docx
- Plani i mobilitetit për mësimdhënie; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/Mobility_agreement_teaching.docx
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i noterizuar dhe i përkthyer në gjuhën angleze);
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze ose Italiane, minimumi në nivelin B2, e njësuar me origjinalin;
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/04/Formular-Deklarimi-4.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dorëzimi i dokumenteve:
- Dorazi në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë
- Të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 28.04.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!