HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI
HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË DHE FARMACISË, KRAIOVË, RUMANI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2023/2024
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në këtë universitet klikoni në
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze)
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
- Plani i mobilitetit, i cili duhet tëfirmoset më parë nga vetë aplikanti e më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Marreveshja-e-mobilitetit.docx
Shënim– Mobiliteti pranë këtij universiteti duhet të kryhet deri në 31Maj 2024.
Afati i fundit për aplikim: 17.04.2024
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/04/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx