HAPET THIRRJA PËR APLIKIM PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E AQUILA, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për mobilitet për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aquila,Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2021-2022.
Llojii mobilitetit:Shkëmbim i studentëve për studime
Fusha e studimit: Mjekësi dentare
Cikli i studimit- Cikli i dytë
Niveli mobilitetit për studentët:Program studimi i ciklit të dytë
Kohëzgjatja e mobilitetit: 6 muaj
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën Italiane, që ofron Universiteti i Akuila, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;
http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4
Bursa përfshin:
- Shpenzime udhëtimi: 275 €
- Suport individual: 3.400 € (850 €/muaj)
Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:
- CV në gjuhën Angleze
- Kopje e pasaportës
- Vërtetim studenti, me numrin përkatës të matrikullimit
- Letër motivimi në gjuhën Anglisht
- Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B1) e noterizuar (aplikanti mund të paraqesë edhe certifikatë të gjuhës Italisht nëse e zotëron)
- Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement*)
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvillohen në universitetin pritës.
Duhet të plotësohet vetëm seksioni i parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Mjekësisë, kur të ketë përfunduar periudha e shkëmbimit.
NË VËMENDJE TË STUDENTËVE:Lëndët e përzgjedhura për t’u ndjekur në Universitetin e Aquiladuhet të jenë të njëjta me ato që do të kryehen në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj në semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në fakultetin tuaj në semestrin e dytë.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof.Dr.Alma Idrizi.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/12/Marreveshja-e-studimit-1.docx
Afati për aplikim: 16.12.2021
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë,si dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al
Dokumentet e dorëzuara në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohen me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/12/Formulari-i-aplikimit-per-mobilitet_STUDENT.docx
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!