Hapet thirrja për aplikime për studentët në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024
Në kuadër të programit Erasmus + hapet thirrja për aplikim për mobilitet në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+, për semestrin e dytë të vitit akademik 2023-2024
Lloji i mobilitetit: Shkëmbim studentësh
Niveli i mobilitetit për studentët: Program studimi i ciklit të dytë
Fusha e studimit: Mjekësi e Përgjithshme
Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 muaj
Bursa përfshin:
- Kompensimin mujor (850 euro në muaj)
- Kostot e udhëtimit (275 euro)
Dokumentet që nevojiten:
- CV në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikatë e gjuhës së huaj (anglisht B1) (spanjisht B1);
- Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze;
- Marrëveshje e studimit e plotësuar në gjuhën angleze.
Për detaje rreth njohurive të gjuhëve të huaja dhe për informacione më të detajuara mbi këtë Universitet klikoni në linqet e mëposhtme:
Marrëveshja e studimit është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.
Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do tëzhvillohet në universitetin pritës.
Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucionali Erasmus +, Prof. Dr.Alma Idrizi.
Për të shkarkuar marrëveshjen e studimit klinkoni në linkun e mëposhtëm:
Afati i fundit për aplikimit: 25.10.2023
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet të dërgohen të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al.
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm: