Hapet thirrja për bursa për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim në Universitetin Cote D’Azur, Nice, Francë
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin Cote D’Azur Nice, Francë për semestrin e dytë të vitit akademik 2023/2024
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim (1 kuotë)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (275 EURO)
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Cote D’Azur Nice, Francë klikoni në:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën angleze;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën angleze;
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.
Plani i mobilitetit:
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/09/higher-education-mobility-agreement-training.docx
Afati i fundit për aplikim: 6 Tetor 2023
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet tëfirmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm: