HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN ADMINISTRATIV TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E GRANADËS, SPANJË NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+, PËR VITIN AKADEMIK 2023/2024

Hapet thirrja për bursa për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për trajnim në Universitetin e Granadës, Spanjë, për vitin akademik 2023/2024

Mobiliteti përfshin: Shkëmbimin e stafit akademik ose administrativ

Kohëzgjatja e mobilitetit:  5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Stafi akademik i interesuar për mobilitetin mund të vizitojë linkun e mëposhtëm për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në këtë universitet:

http://admitere.umfcv.ro/en/

Të interesuarit për pjesëmarrje në javën për trajnim të stafit mund të marrin informacion më të plotë duke klikuar në linkun e mëposhtëm:

https://internacional.ugr.es/pages/perfiles/pas/staff-training-week/index#__doku_th_staff_training_week_international_relationslooking_towards_the_future

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze). Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i linjës.
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
  • Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Plani-i-mobilitetit-per-stafin-administrativ-1.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Plani-i-mobilitetit-stafi-akademik-1.docx

Afati për aplikim: 26.01.2024

Plani i mobilitetit firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-administrativ-1-1.docx

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/01/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-2.docx