HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E ARISTOTELIT NË SELANIK, GREQI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Universitetin e Aristotelit, Selanik Greqi, për semestrin e dytë të vitit akademik 2020/2021.
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm;
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass
- Fotokopje e pasaportës
- Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i Mobilitetit
Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2020/10/Plani-i-Mobilitetit.pdf
Afati për aplikim: 11.11.2020
Dokumentet duhen dorëzuar të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al