HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË WROCLAW, POLONI

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË NË WROCLAW, POLONI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, në Wroclaw, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2019/2020.

Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

Kohëzgjatja e mobilitetit:

5 ditë + 2 ditë udhëtim

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit  që ofron ky universitet,  klikoni në linkun e mëposhtëm;

https://www.umed.wroc.pl/erasmus

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze;
  2. Fotokopje e pasaportës;
  3. Lista e publikimeve në gjuhën Angleze;
  4. Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  5. Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze);
  6. Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  7. Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin.

Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Plani-i-Mobilitetit-3.pdf

 

Afati për aplikim: 5.12.2019

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Formulari-Poloni.pdf