HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË WROCLAW, POLONI
HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2021/2022
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Numri i bursave
Dy-( 2)
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni klikoni në linkun e mëposhtëm
http://www.umed.wroc.pl/erasmus
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
Fotokopje e pasaportës
Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
Letër motivimi në gjuhën Angleze
Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Plani-i-mobilitetit.docx
Afati për aplikim: 01.12.2021- 03.12.2021
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/11/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik.docx