Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për mësimdhënie në Universitetin e Romës“ TorVergata”, Itali
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Romës “Tor Vergata” për semestrin e dytë të vitit akademik 2019/2020.
Mobiliteti përfshin:
- Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ( 2 bursa)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
- 6 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Romës “Tor Vergata”, klikoni në linqet e mëposhtme:
Kalendari Akademik:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/ACADEMIC-CALENDAR.pdf
Mjekësi e Përgjithshme:
http://medschool.uniroma2.it/fine-course-structure-year-1-6/
Farmaci
http://farmacia.uniroma2.it/course-information/course-structure/
Mjekësi Dentare
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Course-structure-dental-medicine.pdf
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në adresën:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2019/11/Plani-i-Mobilitetit.pdf
Afati për aplikim: 23.11.2019
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm: