Hapet thirrja për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022 në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “ LAVOSLAV RUZICK’ në Vukovar Kroaci
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “ LAVOSLAV RUZICK’ në Vukovar Kroaci, për semestrin e parë të vitit akademik 2021-2022
Mobiliteti përfshin:
Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie ( 2 bursa)
Kohëzgjatja e mobilitetit:
5 ditë + 2 ditë udhëtim
Bursa përfshin:
Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Kolegji i Shkencave të Aplikuara “ LAVOSLAV RUZICK’ në Vukovar Kroaci, klikoni në linkun e mëposhtëm
http://www.vevu.hr/
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
Fotokopje e pasaportës
Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
Letër motivimi në gjuhën Angleze
Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
Plani i mobilitetit në gjuhën angleze.
Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Plani-i-mobilitetit-stafi-akademik.docx
Afati për aplikim: 22.04.2021
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën. international.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, I cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2021/04/Formular-i-aplikimit-per-stafin-akademik.docx