HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E CIKLIT TE TRETË (SPECIALIZIM) NË KIRURGJI, TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E BOLONJËS, ITALI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e ciklit të tretë në Kirurgji (specializantë) të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për në Universitetin e Bolonjës, Itali.

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e specializantëve për studime

  Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Specializim afatgjatë në Kirurgji të Përgjithshme (me përjashtim të studentëve specializantë që ndjekin vitin e parë të specializimit).

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • Specializim afatgjatë (5 muaj)

Fusha e studimit

  • Kirurgji e Përgjithshme

Dokumentet që nevojiten për aplikim:

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
  • Learning Agreement

 * Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.   

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Dr.Shk. Durim Çela dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus+, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në adresën:

https://umed.edu.al/wp-content/uploads/2018/01/Learning_Agreement.docx

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

 Afati për aplikim: 9 Shtator 2019.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si dhe me e-mail në international.office@umed.edu.al.

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj