HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E DOKTORATURËS TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR MOBILITET NË UNIVERSITETIN E JANINËS, GREQI

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitet për studentët e doktoraturës të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Janinës Greqi për vitin akademik 2024/2025

Mobiliteti përfshin:

• Shkëmbimin e studentëve të doktoraturës;

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

• 5-30 ditë;
• Mobiliteti duhet të realizohet para muajit Korrik 2025

Numri i kuotave: 3

Bursa përfshin:

• Kompensimin mujor sipas programit Erasmus+;
• Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetitpritës dhe atij të origjinës).

Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Janinës, Greqiklikoni në linkun: https://uoi.gr/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

• CV në gjuhën Angleze;
• Letër motivimi në gjuhën Angleze;
• Fotokopje e pasaportës;
• Kopje të diplomës paraardhëse;
• Listë notash të niveleve të meparshme të studimit (e noterizuar dhe përkthyer në gjuhën angleze);
• Vërtetim studenti (i noterizuar dhe përkthyer në gjuhënAngleze);
• Certifikatë e gjuhës së huaj (minimumi niveli Anglisht B2), të njësuar me origjinalin;

Afati i fundit për aplikim: 28 Mars 2025

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit nëRektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, si edhe tëskanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!

sqShqip

Kërko informacion, event, njoftim etj