HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË KOLEGJIN E KUJDESIT MJEKËSOR TALIN, ESTONI  NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË KOLEGJIN E KUJDESIT MJEKËSOR TALIN, ESTONI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët në në Kolegjin e Kujdesit Mjekësor, Talin, Estoni  për semestrin e dytë të vitit akademik  2022/2023

Llojet e mobilitetit përfshijnë

Shkëmbimin e studentëve

Nivelet e mobilitetit për studentët

Program studimi i ciklit të parë

Kohëzgjatja e mobilitetit

5 muaj

Fusha e studimit

Infermieri

Mami

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën angleze që ofrohen në këtë kolegj klikoni në linqet e mëposhtme:

https://www.ttk.ee/en/how-apply-4

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Information-sheet_THCC.pdf

Bursat përfshijnë

Kompesimin mujor (800 euro për studentët)

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

  • CV në gjuhën angleze
  • Kopje e pasaportës
  • Vërtetim studenti
  • Letër motivimi në gjuhën angleze
  • Certifikatë e gjuhës së huaj  Anglisht B2 e noterizuar.
  • Marrëveshja e Studimit (Learning Agreement)
  • Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze.

* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës.

Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility“.

Në tabelën A përcaktohet aktiviteti që do të zhvillohet në universitetin pritës.

Në tabelën B përcaktohet se cili prej aktiveteve  të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Mjekësisë, kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, prof.Dr.Alma Idrizi

Për të shkarkuar formatin e Learning  Agreement klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Marreveshja-e-studimit.docx

Afati për aplikim: 10.11.2022

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në zyrën e protokollit, në rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë dhe duhet  të dërgohen të skanuara në adresën. projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni  i  dorëzuar në zyrën e protokollit,  duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili, përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin klikoni në  linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/10/Formulari-i-aplikimit-per-studentet.docx

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në  aplikimin tuaj!