HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSA PËR STUDENTËT E UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024/2025

https://www.uni-saarland.de/en/home.html

Llojet e mobilitetit përfshijnë

  • Shkëmbimin e studentëve të vitit të fundit

Nivelet e mobilitetit për studentët

  • Program i integruar studimi i ciklit të dytë

Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 3-6 muaj

Fusha e studimit

  • Farmaci

Afati për aplikim

  • 17.10.2024

Bursa përfshin:

  • Kompesimin mujor sipas Erasmus+ (Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e rregjistrimit në universitetin e origjinës);
  • Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe universitetit të origjinës.

Për të përcaktuar distancën, klikoni në link-un e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

 

Dokumentet që nevojiten për aplikim për studentët janë:

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi, në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

 

Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/10/Formulari-i-aplikimit-për-studentë-TETOR.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, ju uron suksese në aplikimin tuaj!