HAPET THIRRJA PËR BURSË PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+
Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për bursë për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2021/2022
Kohëzgjatja e mobilitetit
- 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit
Numri i kuotave
- 1 (një)
Fusha e studimit
- Farmaci
Afati i aplikimit
- 25.02.2022
Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik
- CV + Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
- Kopje e Pasaportës
- Letër Motivimi në gjuhën angleze
- Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe)
- Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose gjermane (minimumi B2).
- Plani i Mobilitetit
- Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin
Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën:
KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë Prof.Dr. Suela Këlliçi duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën international.office@umed.edu.al .
Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga një Komision me anëtarë të stafit akademik në Universitetin e Mjekësisë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!