HAPET THIRRJA PËR BURSË PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

HAPET THIRRJA PËR BURSË PËR STAF AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË, PËR TRAJNIM NË UNIVERSITETIN E SAARLANDIT, GJERMANI NË KUADËR TË PROGRAMIT ERASMUS+

Në kuadër të programit Erasmus+, hapet thirrja për aplikime për bursë për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, për trajnim, në Universitetin e Saarlandit, Gjermani, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022/2023

 Kohëzgjatja e mobilitetit

  • 5 ditë + 2 ditët e udhëtimit
  • datat e zhvillimit të mobilitetit janë  22.05.2023 – 26.05.2023

 

Numri i kuotave

  • 2 (dy)

Fusha e studimit

  • Farmaci

Afati i aplikimit

  • 17.04.2022

 

Dokumentet që nevojiten për aplikim për stafin akademik

  • CV + Listën e Publikimeve në gjuhën angleze
  • Kopje e Pasaportës
  • Letër Motivimi në gjuhën angleze
  • Vërtetim punësimi (në gjuhën shqipe)
  • Certifikata e gjuhës që vërteton njohuritë e gjuhës angleze dhe/ose gjermane (minimumi B2).
  • Plani i Mobilitetit
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit tuaj që ju lejon të shkëputeni për të kryer mobilitetin

Për të shkarkuar formatin e planit të Mobilitetit klikoni në adresën:

https://erasmus-plus.ec.europa.eu/resources-and-tools/mobility-and-learning-agreements/mobility-agreements

KUJDES! Kur të dorëzoni në Rektorat planin e Mobilitetit për t’u firmosur nga Koordinatori Institucional i Erasmus + për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Alma Idrizi  duhet të bashkëngjisni edhe dokumentin e vërtetimit nga Dekani juaj që ju lejon të shkëputeni gjatë kohës së mobilitetit.

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi,në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në zyrën e protokollit si edhe të skanuara në adresën projects.office@umed.edu.al.

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2023/04/Formular-aplikimi-staf-akademik.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Saarlandit. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e projektit të shkëmbimit.

 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!