Hapet thirrja për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë Tiranë, për trajnim në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi.
Lloji i mobilitetit:
Shkëmbimin e stafit administrativ për trajnim
Periudha e mobilitetit:
01.04.2025-18.07.2025
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
- Kostot e udhëtimit në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës
Për t’u njohur me Universitetin e Aristotelit, Selanik, Greqi klikoni në linkun e mëposhtëm:
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Formulari i aplikimit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Formular-aplikimi-staf-administrativ.docx
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
- Fotokopje e pasaportës;
- Letër motivimi në gjuhën Angleze;
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Eprori direkt;
- Certifikatë që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
- Plani i mobilitetit; http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Mobility-agreement-for-training.docx
- Formulari i deklarimit. http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2025/01/Formular-Deklarimi-1.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alban Dibra
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: erasmus@umed.edu.al
Afati i fundit për aplikim: 31.01.2025
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!