Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik në Universitetin e Granadës, Spanjë, për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+, për vitin akademik 2024-2025

Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik në Universitetin e Granadës, Spanjë, për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+, për vitin akademik 2024-2025

Në kuadër të programit  Erasmus + hapet thirrja për aplikim për mobilitet në Universitetin e Granadës, Spanjë, për mësimdhënie në kuadër të Programit Erasmus+,  për vitin akademik 2024-2025.

Mobiliteti përfshin:

  • Shkëmbimin e stafit akademik

Kohëzgjatja e mobilitetit:  

  • 5 ditë + 2 ditë udhëtim

Periudha e mobilitetit: Mobiliteti duhet realizuar deri në 31 Korrik 2025

Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Granadës, Spanjë  klikoni në linqet e mëposhtëm:

https://www.ugr.es/en

http://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze në formatin Europass;
  2. Fotokopje e pasaportës;
  3. Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  4. Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze (B2), e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  5. Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin;
  6. Plani i Mobilitetit.

 

Plani i mobilitetit:

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Plani-i-mobilitetit-1-1.docx

Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +,  Prof. Dr. Alma Idrizi.

 

Afati i fundit për aplikim: 30 Gusht 2024

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik-1.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Granadës, Spanjë. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!