HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2022-2023

HAPET THIRRJA PËR MOBILITET PËR STAFIN AKADEMIK TË UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË PËR MËSIMDHËNIE NË UNIVERSITETIN E AKUILËS, ITALI PËR SEMESTRIN E DYTË TË VITIT AKADEMIK 2022-2023

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Akuilës, Itali për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023.

 Mobiliteti përfshin:

Shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie

 Kohëzgjatja e mobilitetit:  

5 ditë + 2 ditë udhëtim

 Bursa përfshin:

  • Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit në gjuhën italiane, që ofron Universiteti i Akuilës, në Itali klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.univaq.it/section.php?id=1442#dipartimento_4

 

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  1. Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Letër motivimi në gjuhën Angleze
  4. Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin
  5. Plani i mobilitetit

Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Plani-i-mobilitetit.docx

Afati për aplikim: 09.01.2023

Dokumenti ‘‘Mobility Agreement’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Formulari-i-aplikimit-per-stafin-akademik.docx