Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Hapet thirrja për mobilitet për stafin akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023 në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për stafin akademik të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Kolegjin e Shkencave të Aplikuara  “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci, për semestrin e dytë të vitit akademik 2022-2023

 Mobiliteti përfshin shkëmbimin e stafit akademik për mësimdhënie (1 kuotë)

Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 ditë + 2 ditë udhëtim

Fusha e mobilitetit: Rheumatologji, Fizioterapi

Bursa përfshin:

Kompensimin ditor (180 EURO në ditë për stafin)

Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me kalendarin akademik dhe katalogun e programeve të studimit që ofron Kolegji  i Shkencave të Aplikuara  “ LAVOSLAV RUZICK’  në Vukovar Kroaci, klikoni në linkun e mëposhtëm

http://www.vevu.hr/

Dokumentet që duhet të dorëzohen:

  • Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
  • Fotokopje e pasaportës
  • Lista e publikimeve në gjuhën Angleze
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze
  • Vërtetim punësimi (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën Angleze)
  • Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze
  • Vërtetim nga Dekani i Fakultetit që lejon shkëputjen nga puna për të kryer mobilitetin.
  • Plani i mobilitetit në gjuhën angleze.

Për të shkarkuar formatin e planit të mobilitetit klikoni në linkun:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Plani-i-mobilitetit-stafi-akademik.docx

 Afati për aplikim: 31.01.2023

Dokumenti ‘‘Mobility Agreement’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2022/12/Formulari-i-aplikimit-per-studentet-4.docx