Hapet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Hapet thirrja për mobilitet për studentë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025 në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci

Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikime për mobilitet për studentë të Universitetit  të Mjekësisë, Tiranë në Universitetin e Shkencave të Aplikuara “LAVOSLAV RUZICK” në Vukovar, Kroaci, për semestrin e dytë të vitit akademik 2024-2025

Lloji i mobilitetit: 

Praktikë mësimore

Kohëzgjatja e mobilitetit: 

Dy  muaj

Fusha e studimit:

Fizioterapi

Kuota

1

Bursa përfshin:

Kompensimin mujor (850 Euro në muaj për studentët)
Kostot e udhëtimit (275 Euro)

 Dokumentet që nevojiten:

CV në gjuhën angleze
Fotokopje e pasaportës
Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
Letër motivimi në gjuhën angleze
Certifikatë e gjuhës së huaj (Anglisht B2)
Listë notash e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
Formulari i  plotësuar në gjuhën angleze për Traineeship
Formulari i aplikimit
Formulari i deklarimit

Për të shkarkuar formularin për Traineeship, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Traineeship-formular.docx

Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimi dhe të deklarimit. Formulari i aplikimit i përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.

Për të shkarkuar formularin e aplikimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formulari-i-aplikimit-per-studentet.docx

Formulari i deklarimit tregon nëse studenti ka kryer ose jo mobilitete të mëparshme me programin Erasmus+.

Për të shkarkuar formularin e deklarimit klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/11/Formular-Deklarimi.docx

Afati  për aplikim: 8.11.2024