Hapet thirrja për mobilitet për studentët e doktoraturës në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+, për vitin akademik 2024-2025

Hapet thirrja për mobilitet për studentët e doktoraturës në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+, për vitin akademik 2024-2025

Në kuadër të programit  Erasmus + hapet thirrja për aplikim për mobilitet në Universitetin e Granadës, Spanjë, në kuadër të Programit Erasmus+,  për vitin akademik 2024-2025.

Mobiliteti përfshin: Shkëmbimin e studentëve të doktoraturës për studime

Numri i kuotave: 1

Kohëzgjatja e mobilitetit: 3 muaj

Bursa përfshin:

  • Kompensimin mujor (850 Euro në muaj)
  • Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm

Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit që ofron Universiteti i Granadës, Spanjë  klikoni në linqet e mëposhtëm:

https://www.ugr.es/en

http://internacional.ugr.es/pages/perfiles/estudiantes/incoming-erasmus-dimension-internacional?lang=en

Dokumentet që duhet të dorëzohen:     

  • CV në gjuhën Angleze;
  • Kopje e pasaportës;
  • Vërtetim studenti e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën Angleze;
  • Letër motivimi në gjuhën Angleze;
  • Certifikata të gjuhëve së huaja Anglisht dhe Spanjisht të noterizuara;

 

Afati i fundit për aplikim: 30 gusht 2024

Dokumentet duhen dorëzuar në Zyrën e Protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si dhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al

Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit që përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit. Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/07/Formulari-i-aplikimit-1.docx

Vini re! – Përzgjedhja e kandidatëve fitues do të kryhet nga Komisioni Erasmus+ i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Lista e fituesve do t’i përcillet Universitetit të Granadës, Spanjë. Komisioni akademik i këtij Universiteti mes kandidatëve fitues të përzgjedhur nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, do të vendosë se cilët kandidatë do të jenë pjesë e këtij shkëmbimi.

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ju uron suksese në aplikimin tuaj!