HAPET THIRRJA PËR PJESËMARRJE NË JAVËN E STAFIT QË DO TË ZHVILLOHET NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, WROCLAW, POLONI
Në kuadër të programit Erasmus+ hapet thirrja për aplikim për stafin administrativ apo akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë për pjesëmarrje në Javën e Stafit që do të zhvillohet në periudhën 20-24 Maj 2024 në Universitetin e Mjekësisë, Wroclaw, Poloni.
Kohëzgjatja e mobilitetit: 5 ditë + 2 ditë udhëtim
Numri i kuotave: 2 (dy)
Bursa përfshin:
- Kompensimin ditor (160 EURO në ditë për stafin)
- Koston e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës). Për të përcaktuar distancën, klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://ec.europa.eu/programmes/erasmus-plus/tools/distance_en.htm
Dokumentet që duhet të dorëzohen:
- Curriculum Vitae në gjuhën Angleze
- Fotokopje e pasaportës
- Letër motivimi në gjuhën Angleze
- Vërtetim punësimi dhe leje nga Dekani i Fakultetit përkatës për të realizuar mobilitetin (i përkthyer dhe i noterizuar në gjuhën angleze). Në rastin e stafit administrativ të Rektoratit, vërtetimi i punësimit do të merret nga Sektori i Burimeve Njerëzore dhe leja do të merret nga Drejtori i Drejtorisë
- Certifikata që vërteton njohuritë e gjuhës Angleze në nivelin B2, e përkthyer dhe e noterizuar në gjuhën angleze
- Plani i mobilitetit
Për të shkarkuar planin e mobilitetit klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://umed.edu.al/wp-content/uploads/2024/03/Wroclaw_Plani-i-mobilitetit.docx
Plani i mobilitetit firmoset në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Afati i fundit për aplikim: 12.03.2024
Plani i mobilitetit firmoset nga aplikanti, më pas nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Prof. Dr. Alma Idrizi.
Dokumentet duhen dorëzuar në zyrën e protokollit në Rektoratin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë si edhe të skanuara në adresën: projects.office@umed.edu.al
Dokumentacioni i dorëzuar në zyrën e protokollit, duhet të shoqërohet me formularin e aplikimit, i cili përmban të dhënat për çdo aplikant dhe duhet të firmoset nga ky i fundit.
Për të shkarkuar formularin klikoni në linkun e mëposhtëm: