HOMAZH PËR PROF. HEKTOR ÇOÇOLI

HOMAZH PËR PROF. HEKTOR ÇOÇOLI

Ndahet nga jeta Profesor Emeritus Hektor Çoçoli
Një lajm i hidhur për Mjekësinë Shqiptare, shuhet nga jeta Profesor Emeritus Hektor Çoçoli.”Asgjë nuk kushton aq pak dhe nuk çmohet aq shumë sa sjellja e mirë! Mjeku në qoftëse do që të jetë mjek në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale,duhet t’u përkushtohet të tjerëve, ai nuk i takon më vehtes” shprehja me të cilën Profesor Hektorit fillonte leksionet e para me studentët.
Prof. Hektor Cocoli lindi më 1939 në Gjirokastër. Pas përfundimit të studimeve të larta në mjekësi, Prof. Cocoli emërohet mjek në Tropojë dhe ka punuar gjatë periudhës 1960-1966.
Nga 1967 deri më 1975 punon si pedagog i thjeshtë në Fakultetin e Mjekësisë dhe nga viti 1975-1983 mban detyrën e zv.dekan i Fakultetit të Mjekësisë për anën shkencore.
Pas drejtimit të Departametit të Pnemologjisë në Fakultetin e Mjekësisë 1984-1997, Prof. Hektor Cocoli gjatë periudhës 1997-2007 ka drejtuar klinikën e pneumologjisë në Spitalin Universitar të Sëmundjeve të Mushkërive “Shefqet Ndroqi”
Profesor Hektor Çoçoli njihet si lektrues evropian mbi shërimin e tuberkulozit dhe krahu i djathtë i personalitetit të mjekësisë shqiptare krijuesit të Senatoriumit Doktor Shefqet Ndroqit.
Prof. Hektori është karakterizuar gjithmonë nga një këmbëngulje sistematike për t’i shërbyer vendit dhe kauzës së jetës të cilën e dëshmon më së miri në librin e tij “ Nostalgji” .

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes dhe njëkohësisht përulet me nderim përballë përkushtimit të çmuar të Prof.Emeritus Hektor Cocoli për Mjekësinë Shqiptare.
Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet  më 18 tetor 2017 në orën 15.00, duke u nisur nga banesa e tij.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË