HOMAZHE PËR DR. INA THERESKA
Te dashur miq!
Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas nje semundje te rende të Dr. Ina Thereska – Lala, pjesë e stafit akademik të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, UMT.
Dr. Ina Thereska – Lala lindi më 18 Nëntor 1978. Studimet e mesme i kreu pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, nga viti 1993 –1997 me rezultate te shkelqyera, më pas ndoqi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësise, dega Stomatologji ku dhe u diplomua me rezultate shumë të larta në vitin 2003. Pas perfundimit të studimeve, punoi si mjeke pranë këtij fakulteti dhe ne vijim si pedagoge e jashtme për 10 vjet. Nga viti 2007 – 2019, ka punuar në pozicion drejtues pranë Agjensisë Kombëtare të Kontrollit të Barnave.
Largimi nga jeta i te ndjeres Ina le pas një humbje të madhe për familjen, kolegët, studentët, pacientët dhe cilindo tjetër që ka pasur fatin ta njohë. Percjellim ngushellimet me te sinqerta bashkeshortin, dr Dariel Thereska si dhe per te gjithe familjaret e te afermit dhe ju njoftojme se homazhet mbahen ditën e Dielë, datë 25 Gusht ora 10.00, pranë Internacional Events
House, Rr. Kajo Karafili, pas ish Lidhjes së Shkrimtarëve. Percjellja per ne banesen e fundit bëhet në orën 17.00 në varrezat e Sharrës.
I paharruar qofte perjetesisht kujtimi i saj!