Please select your page

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët që duan të aplikojnë për ciklin e tretë të studimit "Doktoratë" mbi mundësinë e aplikimit në thirrjen për kërkues shkencorë për punime doktorature të shpallur nga Universiteti i Deustos, Spanjë, në kuadër të Programit MARIE SKLOODOWSKA-CURIE të Bashkimit Evropian. Aplikimi është i organizuar në dy thirrje nga 8 kërkues shkencorë doktorature për një total prej 16 studiuesish në dy periudha të ndryshme, gjatë vitit 2016 dhe 2017

Studiuesit e doktoratës do të mund të zhvillojnë punën e tyre kërkimore në një nga shtatë programet ekzistuese të doktoratës të lidhura me një nga katër fushat e mëposhtme të fokusit:

    • Health and Wellbeing
    • Human Rights
    • Peace and Conflict Resolution
    • Sustainable Development and Innovation
    • Education and Lifelong Learning

THIRRJA PËR APLIKIM:

Dear colleagues,

Supported and co-funded by the European Commission (Marie Skłodowska-Curie) and over 40 partners, the University of Deusto, the only Spanish university selected to develop this programme in the doctoral studies, will shortly open a call to recruit 8 early stage researchers for three years. The second call for recruiting a second cohort of 8 researchers will be launched in 2017.

The Deusto International Research School (DIRS) aims at attracting qualified international Early Stage Researchers for high quality PhD training. Selected researchers will enrol in an attractive and highly internationalised, inter-disciplinar and inter-sectoral research eco-system.

PhD researchers will develop their work in one of the seven existing doctoral programmes linked to one the four focus areas: Health and Wellbeing; Human Rights, Peace and Conflict Resolution; Sustainable Development and Innovation; and Education and Lifelong Learning.

Following high quality European Commission's requirements, the candidates will be selected via an open, transparent, merit-based, impartial, equitable and internationally advertised procedure, in order to avoid any kind of inequality or discrimination, guarantying a fair selection process.

Regarding terms and conditions, the selected candidates will sign an employment contract and will be hosted in an attractive research environment characterised by excellence, internationality, interdisciplinarity and cross-sectorality. In addition, the selected researchers will benefit from a shared supervision and mentoring process formally inscribed in the Doctoral Agreement and the individualized Personal Career Development Plan.

A specific website containing all the information related to this call, such as applicant's requirements, eligibility criteria, expected timing and application form is planned to be launched in the coming months. And the first call for applicants is expected to be opened in at the beginning of 2016.

Full information on the vacancies and specific requirements is published on the website of DIRS-COFUND:

http://www.deusto.es/cs/Satellite/deusto/en/phd-1/dirscofund/about-dirscofund

Please, check the website regularly for updates on this call.

 

                           REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 15.02.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë ka nderin të informojë se, më datë 04.02.2016, Presidenti i Republikës së Shqipërisë SHTZ. Bujar Nishani dekoroi me Titullin "Mjeshtër i Madh" Profesorin Pajtim Lutaj, me motivacionin: "Në vlerësim të kontributit të tij të shquar si mjek dhe profesor i njohur i oftalmologjisë, për përcjelljen e përvojës së pasur shkencore tek brezat e rinj, si dhe për humanizmin e spikatur në ushtrimin e detyrës së tij me pacientët".

Prof. Dr. Pajtim Lutaj mban pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të ORL-Okulistikës dhe është Pedagog i nderuar i lëndës së Okulistikës në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Mjekësisë, Tiranë. Prof. Lutaj është, gjithashtu, edhe mjek okulist në klinikën universitare të Okulistikës të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë (QSUT).

ceremoninë e zhvilluar me rastin e dekorimit të Prof. Lutaj nderuan me praninë e tyre Ambasadori i Francës në vendin tonë SHTZ. Bernard Fitoussi, Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata, Profesorë të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, mjekë të Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë dhe akademikë nga Shqipëria dhe Kosova.

Dekorimi i Prof. Dr, Pajtim Lutaj është, jo vetëm një vlerësim për punën e tij të palodhur profesionale dhe ekspertizën e lartë në shërbim të pacientëve, por edhe një nder i madh për Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për kontributin e tij të vyer në përgatitjen shkencore dhe didaktike të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë.

  

            

Për informacione të mëtejshme, mund të konsultoni Dekretin e Presidentit në linkun e mëposhtëm: 

 

                              REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më 10.02.2016


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon vetëm studentët e viteve të para të cilët janë të regjistruar në ciklet e studimit "Bachelor", "Master Profesional" dhe "Master i Shkencortë Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, në përkatësisht në Degët "Infermieri e Përgjithshme", "Mami", "Imazheri", "Logopedi", "Teknik i Lartë Laboratori", "Fizioterapi", "Geriartri", që duhet të regjistrohen në Portalin e Studentit online brenda datës 15.02.2016 tek menuja “Regjistrim online i Studenteve”.

Linku i Portalit të Studentit:https://www.umt.esse3.u-gov.rash.al

 

Për informacione mbi regjistrimin, ju lutemi të konsultoni manualin e përdorimit për studentët duke klikuar këtuPDF-icon.

Për informacione dhe asistencë të mëtejshme, mund të informoheni pranë sekretarive mësimore të fakultetit përkatës.

                                 

                                                                                                  REKTORATI

Data e Publikimit: 09.11.2015

Përditësimi i fundit: 03.02.2016

Përditësimi i fundit: 04.02.2016

 

 


 

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë në bashkëpunim me Këshillin Studentor të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë (KSUMT), Organizatën Brainstorm, Fakultetin e Mjekësisë, si dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qendrës Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë (QSUT), organizojnë për të tretin vit rradhazi Konferencën Kombëtare të Shkencave Mjekësore. Në këtë edicion Konferenca do të organizohet në datat 08, 09 dhe 10 Prill 2016, në ambjentet e Tirana International Hotel.

Kjo konferencë zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Rektorit të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Prof. Dr. Arben Gjata dhe vijon traditën e krijuar nga strukturat e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përmes së cilës studentët dhe pedagogët sjellin për publikun arritjet më të spikatura të studimeve dhe kërkimeve të tyre shkencore në shkencat e shëndetit dhe të mjekësisë. Kjo konferencë është fryt i bashkëpunimit të ngushtë të krijuar mes Universitetit dhe Këshillit Studentor të tij dhe promovon angazhimin dhe përfshirjen e studentëve dhe profesionistëve të rinj në studime kërkimore.
Si çdo vit tematika e konferencës është e konceptuar që të jetë gjithëpërfshirëse dhe në fokusin e saj janë të gjitha fushat e shkencave mjekësore që studiohen në pesë Fakultetet e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, përkatësisht: Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, Fakulteti i Mjekësisë Dentare, Fakulteti i Farmacisë dhe Fakulteti i Shendetit Publik. Në këtë konferencë studentët kanë mundësi që të punojnë në kërkime shkencore nën udhëheqjen e Pedagogëve sipas fushave të tyre të eksperizës.
Studentët mund të aplikojnë në temat shkencore të mëposhtme, ku do të kenë mundësinë që të përzgjedhen nga Pedagogët përkatës, të cilët do t'i udhëheqin në punën e tyre shkencore:

  1. Iskemia mezenterike akute, të dhëna klinike dhe kirurgjikale - Prof. Dr. Xheladin Draçini.
  2. Të dhëna epidemiologjike mbi Morbus Hodgkin tek adultët në Shqipëri 2010 – 2015 - Dr. Adela Perolla.
  3. Dilatacioni valvular perkutan - Dr. Aurel Demiraj.
  4. Studim krahasues i sistemit farmaceutik në disa vende të botës - Dr. Entela Haloci.
  5. Menaxhimi kirurgjikal i molarëve të pjekurisë - Prof. As. Merita Bardhoshi.
  6. Deliriumi postoperator në pacientët geriartrik - Prof. As. Rudin Domi.
  7. Melanoma, sa e njohim? - Dr. Monika Fida.
  8. Ikteri mekanik me shkak tumorin Klatskin – të dhëna klinike dhe kirurgjikale - Prof. As. Arvin Dibra.
  9. Tumori stromal gastro-intestinal, diagnoza diferenciale dhe trajtimi me imatimib - Dr. Teona Bushati.

Konferenca është në proces akreditimi dhe së shpejti do të njoftohet numri i krediteve i caktuar nga QKEV.
Punimet e konferencës do të prezantohen në 3 ditë dhe referuesit do të kenë mundësinë të kryejnë 3 tipologji të ndryshme prezantimi:

  1. Prezantime nga pedagogë dhe mjekë të specialiteteve të ndryshme.
  2. Prezantime nga studentë të udhëhequr nga pedagogë të Fakulteteve të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.
  3. Prezantime individuale me poster.

Afati i fundit për aplikim të studentëve për të marrë pjesë në mënyrë aktive në punimet dhe referimet shkencore është, si më poshtë:

    • - Për punime individuale me prezantim poster, abstrakti dorëzohet deri më datë 01 Mars 2016.
    • - Për punime shkencore në temat e lartpërmendura aplikimi kryehet deri më datë 6 Shkurt 2016.

Aplikimi kryhet në platformën e mëposhtme:
https://form.jotformeu.com/53047708773361


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë falënderon Stafin Organizativ dhe Komitetin Shkencor për punën e tyre të vazhdueshme në realizimin e kësaj iniciative të rëndësishme për të gjitha strukturat e tij dhe fton stafin akademik dhe studentët të jenë të pranishëm në këtë aktivitet shkencor.

Për informacione të mëtejshme mbi pjesëmarrjen mund të kontaktoni në adresat e postës elektronike: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo. / Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo., ose në numrin e kontaktit: 0692932910.

 

                               REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 04.02.2016


Universiteti i Mjekësisë, Tiranë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e Akademikut, Profesorit dhe Historianit të nderuar Prof. Kristo Frashëri dhe ndan me familjen Frashëri dhimbjen për humbjen e të dashurit të tyre. Universiteti i Mjekësisë, Tiranë i shpreh, gjithashtu, ngushëllimet e tij Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, kolegëve, bashkëpunëtorëve dhe studentëve për këtë humbje të pazëvendësueshme. Vdekja e Akademik Prof. Dr. Kristo Frashëri është humbje e madhe për mbarë kombin dhe kulturën shqiptare.

Akademik Prof. Dr. Kristo Frashëri punoi për vite me rradhë si punonjës shkencor në shumë institute shkencore të vendit tonë, si në Institutin e Shkencave, në Institutin e Historisë e të Gjuhësisë dhe Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai u emërua Zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë në vitet 1997 dhe 1999 dhe e vazhdoi atë funksion deri në pension. Si pedagog i Historisë së Shqipërisë në Universitetin e Tiranës dhe si punonjës shkencor, Prof. Frashëri ka dhënë një ndihmesë të veçantë në përgatitjen e historianëve të rinj dhe në hulumtimin e Historisë Shqiptare, duke kontribuar me studime të shumta dhe duke zhvilluar një prodhimtari të pasur shkencore që shtrihet në të gjitha periudhat historike, si antikiteti, mesjeta, Rilindja Kombëtare dhe koha e sotme. Ai ka trajtuar tema shkencore jo vetëm nga historia, por edhe nga jeta politike, ekonomike, shoqërore dhe kulturore e vendit tonë. Gjatë viteve të punës shkencore, ai ka marrë pjesë me referate dhe hulumtime të ndryshme në veprimtari shkencore kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar artikuj në një varg revistash shkencore, brenda dhe jashtë vendit.

Akademik Prof. Kristo Frashëri ka marrë dy herë "Çmimin e Republikës" të klasit të Parë, në vitet 1961 dhe 1984, dhe është dekoruar me Urdhrat "Mjeshtër i Madh" dhe "Nderi i Kombit".

Kontributi mësimdhënes dhe puna e palodhshme shkencore 70-vjeçare e Prof. Kristo Frashëri na bëjnë të gjithëve të ndihemi krenar dhe t'i jemi shumë mirënjohës këtij personaliteti të shquar të historisë e të mbarë kulturës shqiptare.

Ngushëllime të sinqerta,

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

       

Publikuar më 02.02.2016


Ministria e Arsimit dhe Sportit
Ministria e Shëndetësisë
Universiteti i Tiranës
Universiteti i Prishtinës
Universiteti i Kamerinos
Instituti Alb-Shkenca
Research 4 Life
Google for Education
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Rrjeti Akademik Shqiptar - Qendra Nderuniversitare e Sherbimeve dhe Rrjetit Telematik
Central European Exchange Program for University Studies
Università degli Studi dell'Aquila
Università degli Studi di Bari
Università degli Studi di Padova
Charles University

Regjistrohu


Regjistrohu ne portalin e Universitetit te Mjekesise Tirane duke plotesuar te dhenat e meposhtme.


{instantpaypal}{/instantpaypal}

  ose   Identifikohu

 

×