
KONFERENCA E 25-të KIRURGJIKALE SHQIPTARE
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë njofton mbi organizimin në datat 27 dhe 28 tetor 2017, të edicionit të 25° të KONFERENCËS KIRURGJIKALE SHQIPTARE.
Në këtë edicion jubilar do të ketë një pjesmarrje aktive në punimet e Konferencës dhe punimet shkencore duhet të paraqiten në frome abstrakti me referime bibliografike, në gjuhën angleze, në format WORD në adresën dept.kirurgjise@yahoo.com të shoqëruara nga CV e njërit prej autorëve deri në datën 30 shtator 2017.
Aplikuesit do të informohen mbi pranimin e punimit dhe formatin e prezantimit të parashikuar brenda datës 21 tetor 2017.
Ju falënderojmë paraprakisht për kontributin tuaj!
Komiteti Organizativ dhe Shkencor i Konferences Kirurgjikale Shqiptare