KONGRESI I PARË I FAKULTETIT TË MJEKËSISË DENTARE, 3-4 NËNTOR 2017
Tё nderuar kolegё, studentё, miq, dashamirёs e profesionistё tё fushёs sё Stomatologjisё dhe tё Mjekёsisё, Infermierё, Farmacistё e Laborantё dentarё!
Kam nderin dhe kёnaqёsinё t`Ju informoj se nё datat 3 dhe 4 Nёntor 2017, Fakulteti i Mjekёsisё Dentare po organizon Kongresin e parё tё FMD, me tematiken: “Tё rejat bashkёkohore dhe sfidat nё Stomatologji”, nё Hotel Tirana International .
Presidente e Kongresit: Prof. Asoc. Edit Xhajanka,
President Nderi: Prof. Florian Beuer,
Zevendes President: Prof. Ramazan Isufi,
Keshilli Shkencor:
Kryetare: Prof. Rozarka Budina,
Zevendes kryetare:
Prof. Xhina Mulo, Anetare: Prof. Lindita Rusi, Prof. Adem Alushi, Prof. Asoc. Besnik Gavazi, Prof. Asoc. Etleva Droboniku.
Keshilli Organizativ: Kryetare: Prof. Asoc. Merita Bardhoshi, Zevendes kryetar:
Dr. Shk. Koco Gjilo,
Anetare: Prof. Asoc. Celjana Toti, Prof. Asoc. Dorjan Hysi, Dr. Shk. Gerta Kacani, Dr. Shk. Alketa Qafmolla, Dr. Shk. Enida Petro,
Sekretaria:
Dr. Shk. Rosela Xhemnica,
Dr. Shk. Silvana Bara Dr. Shk. Kreshnik Keraj,
Dr. Neada Hysenaj, Lorena Qafmolla.
Ky Kongres organizohet menjёherё pas nёnshkrimit tё Memorandumit ndёrmjet Universitetit tё Mjekёsisё, Tiranё, dhe Universitetit tё Prishtinёs, tё pёrfaqёsuar nё kёtё Kongres nga pjesёmarrja e vyer e Zёvendёs Rektores sё kёtij Universiteti, Protezistes sё nderuar, Prof. Teuta Pustina.
Gjithashtu, organizohet nё bashkёpunim me Qendrёn Universitare “Charite’ Berlin”, nё prag tё nёnshkrimit tё memorandumit tё bashkёpunimit tё FMD dhe “Charite’ Berlin”, pёrfaqёsuar nё kёtё event nga Drejtori i “Charite’ Berlin”, Profesori i shquar Florian Beuer dhe Zёvendёs Drejtori i “Charite’ Berlin”, Profesori Peter Pospiech.
Kongresi do tё organizohet periodikisht nga FMD, nё bashkёpunim edhe me Shoqatёn e Kirurgёve OMF, Shoqatёn e Protetikёs Shqiptare, Universitetin ” Zoja e Kёshillit tё Mirё”, Universitetin “Aldent”, “Albanian University”, si dhe me distributorё tё fuqishёm dentarё vendas dhe tё huaj.
Nё Kongres do tё na nderojnё me pjesёmarrjen e tyre si lektorё :
- Prof. Teuta PUSTINA, Zёvendёs Rektore e Universitetit tё Prishtinёs, Specialiste e Protetikёs,
- Prof. Florian BEUER, Akademik , Profesor protezist, Drejtor i Charite` Berlin,
- Prof. Peter POSPIECH, Akademik Specialist Protezist, Drejtues i Klinikёs Universitare Charite’ Berlin,
- Prof. Roberto GIORGETTI, akademik i njohur ndёrkombёtar i fushёs sё Ortodoncisё, Profesor nё Universitetin e Sienёs dhe themelues i Shkollёs sё Specializimit tё Ortodoncisё, President i Shoqatёs sё Ortodontёve, Itali, Zёvendёs President i Federatёs Europiane tё Ortodontisё.
- Prof. Uve ECKELT, nga Universiteti i Dresden-it, Kirurg OMF i shquar gjerman, themelues i teknikave bashkёkohore tё Kirurgjisё Oro Maksilo Faciale botёrore,
- Prof. Norina FORNA, Dekane e Fakultetit tё Ias.it, Rumani, Kryetare e Shoqatёs Ballkanike Stomatologjike (BaSS) dhe me njё sёrё funksionesh drejtuese nё Shoqata Internacionale; Specialiste Proteziste,
- Prof. Claudio TAGLIA, Specialist Kirurg OMF dhe ORL, Profesor nё Shkollёn e Specializimit nё Kirurgji OMF nё Universitetin ” La Sapienza” dhe Drejtor i Spitalit Belcolle, Itali,
- Prof. Filadelfio CONIGLIONE, Specialist Anestezist, Universiteti “Tor Vergata” Romё, dhe Drejtues i Specializimeve, Universiteti “Zoja e Kёshillit tё mirё”,
- Prof. Francesco INCHINGOLO, Kirurg OMF, Drejtor i shkollёs sё Specializimeve dhe Master nё Kirurgji OMF dhe Implantologji, Universiteti “Aldo Moro” , Itali,
- Prof. Ionians P. GEORGAKOPOULOS, Kirurg OMF dhe Implantolog i njohur, Akademik nё “School of Health”, Fakulteti i Dentistrisё, Londёr – UK, President i “World Academy of Growth Factors & Stem Cells in Dentistry”.
- Prof. Assoc. Marco NICASTRO, njё nga profesionistёt dhe akademikёt mё tё aftё mbi Dentistrinё Estetike Digitale, i njohur nё Shqipёri nё zhvillimin e Kurseve tё perfeksionimit tё DLC,
- Prof. Assoc. Giancarlo PONGIONE, Universiteti “Tor Vergata” Romё, specialist endodont dhe protezist, Itali, tё cilin e keni ndjekur nё eventin e mёparshёm tё FMD,
- Prof. Assoc. Grzegorz ZIETEC, Kirurg oral dhe implantolog, Profesor universitar, Poloni,
- PhD. Radoslaw JADACH, Kirurg oral, Specialist nё mikrokirurgji dhe modelimin e indeve tё buta, themelues i Akademisё sё Mikrokirurgjisё, Poloni.
- PhD. Vincenzo QUINZI, Specialist Ortodont nga Universiteti i Aquila-s, Itali,
- PhD. Vito Nicola AMODIO, Specialist Protezist, Bari, Itali.
- PhD. Maciej Iancu POTRUBACZ, Specialist Ortodonci, Universiteti i Aquila-s,
- PhD. Laura MARCHIONE, Specialiste e Ortodoncisё, Profesore ordinare nga Universiteti i Aquila-s,
- PhD. Claudio CHIMENTI, Specialist Ortodont, Profesor ordinar nga Universiteti i Aquila-s, Itali,
- PhD. Michele TEPEDINO, Specialist Ortodont, Profesor ordinar nga Universiteti i Aquila-s, Itali,
- PhD. German GOMEZ, Specialist ne perdorimin e Laserit ne Stomatologji, Profesor universitar, Universiteti i Valencias.
- Odont. Giuseppe SPESSI, Laborant Dentar, specialist mbi Protezёn Totale, Itali.
Gjithashtu, do tё na nderojnё me leksionet e tyre Profesorё tё shquar, me pёrvojё shumёvjeçare dhe tё mirёnjohur, nga Fakulteti i Mjekёsisё Dentare,
- Prof. Ramazan ISUFI, Shef i Departamentit tё Kirurgjisё OMF, Drejtues i Specializimeve tё Kirurgjisё OMF, FMD,
- Prof. Lindita RUSI, Shefe e Pedodontisё dhe Drejtuese e Specializimeve nё Pedodonti, FMD,
- Prof. Pavli KONGO, Shef i Endodontisё, “Albanian University”
- Prof. Diana BROVINA, Shefe e Pedodontisё dhe Endodontisё, Universiteti “Aldent”,
- Prof. Asoc. Nazmi KOÇI, Specialist i Protetikёs fikse dhe tё lёvizshme,
si dhe Profesorё nga Maqedonia, Kosova dhe nga Universitetet private vendase dhe tё huaja, bashkёpunuese me FMD.
Gjej rastin t`i falenderoj tё gjithё akademikёt lektore pёr pjesёmarrjen e tyre tё vyer nё kёtё event.
Gjate ditёve tё Kongresit do tё zhvillohen dhe work-shop.e me tematika tё ndryshme klinike, nga profesorё tё huaj dhe shqiptarё.
Gjithashtu, nё sallёn AKERNIA do tё zhvillohet Panairi Dentar, me pjesёmarrje tё Distributorёve dhe firmave prestigjoze dentare nё Shqipёri.
Ju ftoj tё merrni pjesё nё mёnyrё aktive ose pasive nё kёtё event masiv shkencor.
Abstraktet pёr prezantime orale ose poster mund t’i dёrgoni deri me datё 25 shtator, nё adresёn: kongres.fmd@gmail.com
Kuota e regjstrimit ёshtё 35 euro pёr profesionistёt, 25 euro pёr infermierёt dhe laborantёt dentarё, 10 euro pёr studentёt.
Pagesa mund tё bёhet nё numrin e llogarisё 515113, nё Credins Bank.
Gjithashtu, deri nё datёn 20 shtator mirёpresim artikuj pёr botim nё “Revistёn Stomatologjike Shqiptare”, organ shkencor i FMD, me ISSN. Numri i radhёs i revistёs, i cili inkludon 2 volumet e vitit 2017, do t’u shpёrndahet pjesёmarrёsve nё ditёt e Kongresit.
Artikujt e revistёs mund t’i dёrgoni nё adresёn: redaksia_rssh@yahoo.com ose gerta.kacani@gmail.com
Aktiviteti ёshtё nё proçes akreditimi dhe pritet tё akreditohet me: 15 kredite pёr pjesёmarrjen pasive dhe 30 kredite pёr pjesёmarrjen aktive.
Informacion tё detajuar mund tё merrni edhe nё faqen e internetit tё Universitetit tё Mjekёsisё Tiranё dhe tё Fakultetit tё Mjekёsisё Dentare nё adresёn : info.kongresifmd@gmail.com , www.kongresifmd.weebly.com
Duke ju falenderuar pёr konsideratёn, vlerёsimin, mbёshtetjen dhe bashkёpunimin tuaj,
Me respekt dhe konsideratё tё veçantё,
Prof. Asoc. Edit Xhajanka,
Dekane e FMD.