KRITERET E PUNËSIMIT PËR NJË VEND PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST I PROKURIMEVE” NË FAKULTETIN SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

KRITERET E PUNËSIMIT PËR NJË VEND PËR PERSONEL ADMINISTRATIV NË POZICIONIN “SPECIALIST I PROKURIMEVE” NË FAKULTETIN SHKENCAVE MJEKËSORE TEKNIKE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.11, datë 03.02.2020 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në mbështetje të shkresës nr. 100 prot, datë 27.01.2021 “Dërgohen kriteret për shpallje  të vendeve vakant për punonjës administrativ “Specialist i Prokurimeve” në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike  si dhe Urdhri nr. 12 datë. 08.02.2021 , Administratori i UMT, shpall konkurimin per një vend vakant pune, si me poshte:

  • Per një vend për personel administrativ ne pozicionin “Specialist i Prokurimeve” në Fakultetin Shkencave Mjekësore Teknike, Universiteti i Mjekesise Tiranë

 

Përshkrimi përgjithësues i punës:

  • Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës.
  • Përgatitja e dokumentave të nevojshme, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të Njësisë së Prokurimit, për zbatimin e procedurave të prokurimit sipas kërkesave të parashikuara në ligj;
  • Shqyrtimi, trajtimi dhe kthimi i përgjigjeve, në bashkëpunim me anëtarët e tjerë të komisionit, të të gjitha ankesave dhe sqarimeve që kanë të bëjnë me sasinë, grafikun e lëvrimit dhe specifikimet teknike të pasqyruara në Dokumentet Standarde të Tenderit, përpara hapjes së procedures nga UMT-ë për procedurat e përqëndruara.
  • Anëtar i komisioneve të ndryshme të krijuara për një procedurë prokurimit (Anëtar i Komisionit për përcaktimin e fondit limit, i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, i Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave, i Komisionit të marrjes në dorëzim etj.) sipas rasteve
  • Merr pjesë gjithë procesin për përcaktimin e kritereve ligjore për lidhjen e kontratave me operatorët fitues.
  • Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
  • Detyrat e tjera janë specifikuar në rregulloren e përgjithshme.

 

Kritere:

  1. Të kenë përfunduar studimet universitare dhe të jenë të pajisur me një diplomë të studimeve “master profesional”, “bachelor” në shkencat “ekonomi”, “inxhinieri dhe teknologji”, “juridik”, “natyrore”, “humane”, apo të barasvlershme me to, sipas kuadrit ligjor të arsimit të lartë;
  2. Të ketë mbi 1 vit eksperiencë pune të mëparshme në të njëjtin pozicion ose pozicione të ngjashme;
  3. Aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
  4. Njohuri të gjuhës së huaj anglisht dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër.

Kushtet:

  1. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar.
  2. Të jete në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse.
  3. Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
  4. Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

  1. Kërkesa e kandidatit për vendin e lirë të punës duhet të shoqërohet me dokumentat që vërtetojnë plotësimin e kërkesave të publikuara. Dokumentat bazë janë:
  2. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  3. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  4. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  5. Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listë notash të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit, sipas rastit);
  6. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  7. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  8. Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti), të marrë brenda tri muajve të fundit
  9. Formular Vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  10. Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
  11. Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
  12. Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrim;
  13. Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;

Kandidatët e interesuar, duhet ta dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, brenda 15 (pesëmbëdhjet) ditëve nga shpallja e njoftimit, pranë zyrës së sekretari -arkivës (protokolli), Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuritë mbi Ligjin nr.80/2015 “Per arsimin e larte dhe kerkimin shkencor ne IAL ne RSH”
  • Njohuritë mbi Ligjin nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
  • Njohuri mbi ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar me ligjin ligjin Nr. 47/2017 “Për prokurimin publik”;
  • Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e procedurave financiare e administrative.

Mënyra e vlerësimit:

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me përshkrimin e pozicionit të punës; Eksperiencën e tyre të mëparshme; Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15.02.2021 – 01.03.2021.

 Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al