KRITERET E PUNËSIMIT PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË LËNDËN E ANESTEZI – REANIMACIONIT, PRANË DEPARTAMENTIT TË KIRURGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

KRITERET E PUNËSIMIT PËR “PERSONEL AKADEMIK” ME KOHË TË PLOTË NË LËNDËN E ANESTEZI – REANIMACIONIT, PRANË DEPARTAMENTIT TË KIRURGJISË, NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË

Mbështetur në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në Statutin e Universitetit të Mjekësisë, si dhe në Urdhrin nr. 8, datë 08.02.2021 “Për miratimin e kritereve për kandidatët për personel akademik në Fakultetin e Mjekësisë” shpall konkursin për pozicionin e punës “Personel Akademik”me kohë të plotë në Departamentin e Kirurgjisë, Shërbimi i Anestezi-Reanimacionit në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.

Kandidatët për “Personel Akademik” me kohë të plotë në Lëndën e Anestezi – Reanimacionit, pranë Departamentit të Kirurgjisë, në Fakultetin e Mjekësisë,UMT-së Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:

 

Kritere të përgjithshme:

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë,dega “Mjekësi e Përgjithshme”, dhe të ketë përfunduar edukimin pasuniversitar në lëndën Anestezi – Reanimacion;
  2. Të ketë liçencën e ushtrimit individual të profesionit të lëshuar nga Urdhëri i Mjekëve;
  3. Të zotërojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës ku konkuron;
  4. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore(Anglisht,Frengjisht, Gjermanisht, Italisht,Spanjisht);
  5. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8 (tetë);
  6. Të ketë shtetësi shqiptare;
  7. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata;
  8. Të zotërojë gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  9. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;

 

Kritere specifike:

  1. Të jetë diplomuar në lëndën Anestezi – Reanimacion;
  2. Të ketë titull akademik në lëndën Anestezi – Reanimacion ;
  3. Të ketë eksperiencë pune në Shërbimin Anestezi -Reanimacion;
  4. Të ketë eksperiencë ne mësimdhënie mbi 5(pesë) vjet në lëndën e Anestezi –Reanimacion;
  5. Të ketë kualifikime apo specializime ndërkombëtare në Anestezi –Reanimacion.

 

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që kanë marrë pjesë në aktivitete shkencore ndërkombëtare në fushën e Anestezi – Reanimacionit;
  2. Preferohen kanditatë me 2 (dy) ose më shumë gjuhë të huaja.

 

 Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale (të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MASR (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent (MASR) ose vërtetim që janë në proces njohje.
  6. Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
  7. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare, workshop
  8. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton punësimin si pedagog i jashtëm, trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  9. Të paktën dy referenca nga profesorë të Fakultetit dhe/ose referenca nga punëdhënës të mëparshëm;
  10. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  11. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  12. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  13. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  14. Formular vetëdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
  15. Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

 

 Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 15.02.2021 – 26.02.2021 (10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al