SHTYRJE AFATI PËR PROCEDURAT E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË “MASTER I SHKENCAVE” DHE “MASTER PROFESIONAL” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2014-2015

SHTYRJE AFATI PËR PROCEDURAT E PRANIMIT NË PROGRAMET E STUDIMEVE TË CIKLIT TË DYTË TË STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË “MASTER I SHKENCAVE” DHE “MASTER PROFESIONAL” NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË 2014-2015

 

Në vijim të procedurës së pranimit për studentët që aplikojnë në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave/Master Profesional që ofrohen nga Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakultetit i Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë për vitin akademik 2014 -2015, informohen kandidatët e interesuar me Udhëzimin e ri Nr. 51, dt. 03.11.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit Për disa ndryshime në Udhëzimin Nr. 46, datë 20.10.2014 “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesional” dhe “Master i shkencave” / “Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015″.

Aplikimet në programet e studimit të ciklit të dytë Master i Shkencave/Master Profesional bëhen pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë nga data 20.10.2014 deri më datë 17.11.2014.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:

    1. kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse ose vërtetimin përkatës, sipas përcaktimeve në paragrafin e dytë të pikës 5 të udhëzimit nr. 46, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
    2. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS ose janë në proces njësimi.

Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. Fotokopje të diplomës të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për kandidatët që kanë përfunduar studimet në IAL publike, në mungesë të diplomës, IAL-të pajisin kandidatin me një vërtetitm që provon mbarimin e studimeve konform ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë“, i ndryshuar, dhe akteve nënligjore në zbatim të tij, si dhe lejon regjistrimin në ciklin e dytë të studimeve. Kandidati paraqet vërtetimin në IAL-në ku kërkon të regjistrohet sipas afateve të parashikuara në Udhëzimin nr. 51, dhe brenda 6 muajve dorëzon fotokopjen e njësuar me origjinalin të kartonit të diplomës të lëshuar nga IAL-ja përkatëse. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origlinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës. Në rast se nuk janë përfunduar procedurat e njësimit, kandidati dorëzon një vërtetim që konfirmon dorëzimin në MAS të dokumentacionit të parashikuar për njësimin e diplomës së ciklit të parë, dhe brenda 45 ditëve dorëzon vërtetimin përkatës të njësimit; 
    2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA). Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datdë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike” (i ndryshuar), paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origfinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA). Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 876, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Keshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)”, dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave. Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka pdrfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;
    3. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur me Udhëzimin nr. 46, dt. 20.10.2014;
    4. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithe kandidatët);
    5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
    6. Dy fotografi personale.

 

Lista emërore e kandidatëve fitues do të shpallet pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe në faqen web të UMT-së, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve të grumbulluara nga aplikantët, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara, brenda datës 21 Nëntor 2014.

Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues nga data 24.11.2014 deri më datë 26.11.2014.

UMT do të shpall pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 27.11.2014

                                                                             

Për informacione të mëtejshme, lutemi të konsultoni udhëzimin e mëposhtëm:

 

 

                                                                                   REKTORATI

 

 

 Përditësimi i fundit: 03.11.2014

___________________________________________________________________________________________

 

NJOFTIM I MËPARSHËM

 

Në bazë të Vendimit Nr. 668, datë 15.10.2014 të Këshillit të Ministrave “Për kuotat e pranimit dhe tarifat e shkollimit në institucionet publike të arsimit të lartë për programet e studimeve të ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesional” dhe “Master i shkencave” / “Master i arteve të bukura”, për vitin akademik 2014-2015″ dhe Udhëzimin Nr. 46, datë 20.10.2014 të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit “Për procedurat e pranimit dhe të regjistrimit në ciklin e dytë të studimeve me kohë të plotë “Master profesional” dhe “Master i shkencave” / “Master i arteve të bukura” në institucionet publike të arsimit të lartë, për vitin akademik 2014 – 2015″, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët e interesuar mbi procedurën e pranimit, kuotat e përcaktuara dhe tarifat e shkollimit për ciklin e dytë Master i Shkencave/Master Profesional, sipas programeve të studimit që ofrohen nga Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakultetit i Shkencave Mjekësore Teknike, si më poshtë:

 

Aplikimi për këtë procedurë bëhet pranë Sekretarive Mësimore të dy Fakulteteve që ofrojnë studimet e ciklit të dytë Master i Shkencave/Master Profesional, Fakulteti i Shëndetit Publik dhe Fakultetit i Shkencave Mjekësore Teknike, nga data 20 Tetor 2014 deri në datën 29 Tetor 2014.

Kanë të drejtë të aplikojnë për programet e ciklit të dytë kandidatët që:

    1. kanë përfunduar në Republikën e Shqipërisë me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomën përkatëse, në një program të ciklit të parë “Bachelor” ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë, i cili rezulton i akredituar në momentin e diplomimit të studentit.
    2. janë diplomuar jashtë vendit në një program studimi të ciklit të parë Bachelor ose në një program të integruar të studimeve të ciklit të dytë dhe kanë kryer njësimin e diplomës pranë MAS.

Kandidati paraqitet personalisht dhe dorëzon dokumentacionin e mëposhtëm:

    1. Diplomë, ose fotokopje të saj të njësuar me origjinalin, të ciklit të parë të studimeve të përfunduar në Republikën e Shqipërisë. Për diplomat e fituara jashtë vendit, vërtetimin e njohjes në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar nga MAS, të diplomës së ciklit të parë të studimeve të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me fotokopje të diplomës të njësuar me origlinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njësimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve universitare në vendin përkatës;
    2. Diplomën e Maturës Shtetërore së bashku me certifikatën e notave ose fotokopje të tyre të njësuar me origjinalin, e konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA).
      Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të vendimit nr. 876, datdë 3.11.2010 të Këshillit të Ministrave “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Këshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike” (i ndryshuar), paraqesin Dëftesën e Pjekurisë (origjinal ose në rast fotokopjeje të saj, të njësuar me origfinalin, të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore DAR/ZA).
      Në rast se kandidatët kanë përfunduar shkollën e mesme përpara hyrjes në fuqi të Vendimit të KM nr. 876, datë 3.11.2010 “Për disa ndryshime në Vendimin nr. 78, datë 8.2.2006 të Keshillit të Ministrave “Për krijimin e Maturës Shtetërore dhe pranimet në shkollat e larta publike (të ndryshuar)”, dhe kanë dhënë me sukses (me rezultate kaluese) provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore, paraqesin edhe dokumentin përkatës të lëshuar nga Agjencia Kombëtare e Provimeve.
      Në qoftë se kandidatët nuk posedojnë dëftesë pjekurie të shkollës së mesme, duhet të paraqesin dublikatë të dëftesës së pjekurisë, të lëshuar nga drejtoria e shkollës së mesme ku ka përfunduar shkollën dhe të konfirmuar nga njësia përkatëse arsimore vendore (DAR/ZA), ose dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit së bashku me listën e notave.
      Kandidatët që kanë kryer shkollën e mesme jashtë vendit duhet të dorëzojnë dokumentin e njohjes të lëshuar nga AKP, të shoqëruar me fotokopje të njësuar me origjinalin në Republikën e Shqipërisë, të përkthyer në gjuhën shqipe, nëse është lëshuar në gjuhë të huaj, të diplomës së Maturës Shteterore së bashku me certifikatën e notave, ose diplomës/dëftesës së shkollës së mesme të fituar në vendin përkatës, së bashku me certifikatën e notave, të legalizuar nga autoritetet drejtuese, vendorë apo qendrorë, të vendit ku ka pdrfunduar studimet, të njohura në Republikën e Shqipërisë ose të një dokumenti të lëshuar nga autoritetet arsimore kompetente mbi bazën e të cilit është kryer njohja nga MAS;
    3. Formulari i aplikimit sipas formatit të Shtojcës nr. 1, bashkëlidhur me Udhëzimin nr. 46, dt. 20.10.2014;
    4. Mandat pagesa e tarifës së aplikimit prej 2.500 lekë, paguar në Postën Shqiptare (për të gjithe kandidatët);
    5. Fotokopja e dokumentit të identifikimit (kartë identiteti, letërnjoftim ose pasaportë);
    6. Dy fotografi personale.

Lista emërore e kandidatëve të çdo kategorie shpallet pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, si dhe në faqen web të UMT-së brenda orës 16.00 të datës 04 Nëntor 2014.

Kandidatët fitues regjistrohen pranë sekretarisë mësimore që mbulon programin e studimit ku janë shpallur fitues nga data 04.11.2014 deri më datë 10.11.2014, prej orës 08.00 deri në orën 16.00.

UMT do të shpall pranë Sekretarive Mësimore të Fakultetit të Shëndetit Publik dhe Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike dhe do të publikojë në faqen e saj web, listën emërore të kandidatëve të regjistruar brenda datës 10.11.2014

 

                                                                                           REKTORATI

 

Përditësimi i fundit: 21.10.2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *