
Leksion i Hapur në FSHMT me temë: “Bioengineering, Motion Explained”
Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se ditën e hënë, më datë 22/05/2017, ora 13:00, pranë Sallës së Amfiteatrit të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike u zhvillua një Leksion i Hapur në fushën e Fizioterapisë, me temë: “Bioengineering, Motion Explained”.
Leksioni i Hapur u mbajt nga lektori italian Dr. Marco Carcassoni, përfaqësues i Filialit Italian të Kompanisë së mirënjohur Italo-Amerikane në fushën e mjeteve inxhenierike për aplikime mjekësore BTS s.p.a. Qëllimi i këtij leksioni të hapur ishte dhënja e informacionit mbi mënyrat moderne të analizës së ecjes, mënyrat e analizave objektive dhe kuantitative në krahasim me ato subjektive dhe kualitative, një informacion mbi aparaturat e ndryshme të cilat mundësojnë analizën e kinematikës, kinetikës dhe kontraktimit muskular, si dhe njohuri të thelluara mbi modernizimin e analizave laboratorike për fizioterapistët. Të pranishëm në këtë leksion ishin studentët e fushës së Fizioterapisë të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.
REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË
Publikuar më: 23.05.2017