
Leksioni i hapur me temë me temë: “Early Life Programming of Adult Health” nga Prof. Rosita Gabbianelli.
Në kuadër të Erasmus+ dhe marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, dhe Università di Camerino, Itali, u organizua leksioni i hapur me temë me temë: “Early Life Programming of Adult Health” nga Prof. Rosita Gabbianelli.
Gjatë këtij leksioni, Prof. Gabbianelli trajtoi mënyrën se si shëndeti i të rriturve mund të programohet që në fazat e hershme të jetës, duke theksuar ndikimin e faktorëve ushqimorë, mjedisorë dhe të stilit të jetesës mbi epigjenomën. Ajo analizoi pasojat e këtyre faktorëve në formimin e një fenotipi të shëndetshëm apo të pashtetshëm. Ky diskutim u prit me interes të madh nga studentët, duke nxitur debate dhe reflektime mbi rëndësinë e qasjeve të integruara ndaj promovimit të shëndetit.