MBESHTETJA FINANCIARE PER STUDENTET PER VITIN 2024-2025
Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë, nëmbështetje të Vendimit nr.386 datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e fushave dhe të programeve të studimit, që përbëjnë prioritet kombëtar dhe mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer e të studentëve, që ndjekin këto programe në institucionet publike të arsimit të lartë”, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024, bën publik njoftimin si më poshtë:
Të gjithë studentët shtetas shqiptarë të pranuar nëinstitucionet publike të arsimit të lartë, për program të parë studimi mund të aplikojnë për të përfituar mbështetjefinanciare nga buxheti i shtetit, nëse plotësojnë kriteret, si më poshtë:
Studenti me notë mesatare në pranim, që:
i. kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë me notë mesatare 10.00;
ii. në secilin prej provimeve kombëtare të detyruara të maturës shtetërore është vlerësuar me jo më pak se nota e shkallëzuar 9.5 deri në 10.00.
Studenti fitues i njërit prej tri çmimeve të para, në olimpiadat ndërkombëtare të arsimit parauniversitar, me më shumë se 15 vende pjesëmarrëse, pavarësisht notës mesatare, kur pranohet në programe studimi, që lidhen me lëndën/t/disiplinën ku ka fituar çmimin.
Studenti i cili ka zgjedhur të ndjekë një prej programeve të studimit, që përbën prioritet kombëtar, të përcaktuar nëVendimin nr.386 datë 01.06.2022 të Këshillit të Ministrave, i ndryshuar me VKM nr. 448, datë 03.07.2024.
Aplikimet dorëzohen pranë Agjencisë Kombëtare tëFinancimit të Arsimit të Lartë (AKFAL), në rrugëpostare ose dorazi në adresën: rruga “Naim Frashëri”, nr.37, Tiranë, brenda periudhës 15 Tetor – 15 Dhjetor2024.
Formulari i aplikimit, sipas modelit bashkëngjitur, vihet në dispozicion pranë AKFAL-it: