MUNDËSI PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN: THIRRJE PËR VIDEON MË TË MIRË ME TEMË “UNË I THEM JO KORRUPSIONIT” NGA OSBE

MUNDËSI PËR PJESËMARRJE NË KONKURSIN: THIRRJE PËR VIDEON MË TË MIRË ME TEMË “UNË I THEM JO KORRUPSIONIT” NGA OSBE

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon studentët mbi mundësinë e pjesëmarrjes në konkursin: Thirrje për videon më të mirë me temë “Unë i Them Jo Korrupsionit”, që organizohet nga OSBE.

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Koordinatorin Kombëtar kundër Korrupsionit fton të rinjtë e interesuar nga universitetet dhe shkollat e mesme të gjithë Shqipërisë tu japin zë mendimeve të tyre përmes videosh ku i thonë JO korrupsionit në Shqipëri. Ky konkurs klipesh që do të mbahet midis të rinjve nga universitetet dhe shkollat e mesme zhvillohet në kontekstin e veprimtarive të organizuara nën projektin e zbatuar nga Prezenca me titull “Mbështetje masave kundër korrupsionit në Shqipëri”, me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare.

Tema e Konkursit: “Të Rinjtë i Thonë Jo Korrupsionit”
Klipi duhet të përqendrohet, reflektojë dhe shpjegojë aspektet e mëposhtme të temësA keni pyetur ndonjëherë:

  • A janë të ndërgjegjësuar bashkë qytetarët për mekanizmat e luftës kundër korrupsionit?
  • Si dhe a mund ta raportojmë korrupsionin?
  • Çfarë ndikimi ka korrupsioni në jetën tënde të përditshme, apo atë të shokve e të afërmve të tu?
  • Cilat janë pasojat e korrupsionit për vendin tënd?
  • Si do të ishte Shqipëria një vend më i mirë dhe pa korrupsion?

Çmime do të jepen për konkurruesin më të mirë:

  • Vendi i parë për kategorinë e universiteteve vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
  • Vendi i parë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Kamera Dixhitale
  • Vendi i dytë për kategorinë e universiteve vlerësohet me 1 Laptop
  • Vendi i dytë për kategorinë e shkollave të mesme vlerësohet me 1 Laptop

Për më shumë detaje rreth këtij konkursi, si dhe specifikave të nevojshme për klipet që duhen dorëzuar lutemi të konsultoni dokumentet bashkëngjitur.

Dorëzimi i klipeve kryhet me anë të e-mail-it në adresën: geed-al@osce.org dhe afati i fundit për dorëzim është data 30 Prill 2017.

REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më: 06.04.2017

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *