NJOFTIM, datë 15.11.2016

NJOFTIM, datë 15.11.2016

Në bazë të Ligjit Nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”, Nenit 78 “Pranimi në programet e ciklit të tretë të studimeve”, pika 3, dhe Udhëzimit Nr. 52, datë 03.12.2015 të Ministrisë së Arsmit dhe Sportit “Për përcaktimin e niveleve të gjuhëve të huaja dhe testeve ndërkombëtarë, për pranimet në programet e studimit të ciklit të dytë dhe të tretë, në institucionet e arsimit të lartë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon se kriter pranimi në programet e studimit të ciklit të tretë “Programe të studimeve specializuese afatgjata”, është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Europian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht, e vërtetuar përmes testeve të njohura ndërkombëtare, sipas udhëzimit përkatës, dhe niveli i përcaktuar është niveli C1.

Për më tepër informacion, të interesuarit mund t’i referohen akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi.

 

                REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË

Publikuar më 15.11.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *