NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, NDIHMËS AKADEMIK ME KARAKTER MËSIMOR- SHKENCOR , ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, ndihmës akademik me karakter mësimor- shkencor , me kohë të plotë, në Departamentin e Morfologjise, Seksioni Histologji-Embriologji në Fakultetin e Mjekësisë.
A.Kriteret
Kandidatët për personel ndihmës akademik me karakter mësimor – shkencor, me kohë të plotë, pozicioni ‘Laborante e Lëndës Histologji-Embriologji, Departamenti Morfologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere të përgjithshme:
- Të ketë shtetësi shqiptare;
- Të zoterojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata per kryerjen e nje vepre penale.
Kritere specifike:
- Të ketë përfunduar cilin e dytë të Studimeve Universitare të nivelit “Master Profesional” ose “Master Shkencor”, në programin ’’Teknik I Lartë Laboratori Mjekësor’’ me notë mesatare aritmetike mbi 8 (tetë)dhe notë mesatare aritmetike të shkollës së mesme mbi 9(nëntë);
- Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore; (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht) të mbrojtur me vlerësim A2 e lart;
- Të ketë eksperiencë pune 10 vjet e lart;
- Të ketë liçencë nga Urdhëri profesional për ushtrimin e profesionit të laborantit mjekësor;
- Të ketë së paku një rekomandim nga një ish-punëdhënës ose koleg pune, aty ku ka punuar më parë.
- Të njohë përdorimin e kompjuterit, kryesisht për përpunimin e tekstit
Kritere preferenciale:
- Preferohen kandidatë që zoterojnë gjuhën angleze;
- Preferohen kandidatë që njohin të gjithë procedurat laboratorike në përgjithësi, dhe atyre të përgatitjes së preparative histologjike nga lëngjet biologjike në veçanti.
Dokumentacioni i kërkuar
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
- Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
- Kopje e noterizuar e liçencës për ushtrimin individual të profesionit, lëshuar nga Urdhri i Mjekëve.
- Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
- Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së paketës Microsoft Office;
- Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
- Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
- Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare www.umed.edu.al
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al