NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM-KRITERET E PUNËSIMIT PËR VEND PUNE, PERSONEL AKADEMIK, ME KOHË TË PLOTË NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Bazuar në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet  e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për pozicionin e punës, Personel Akademik, me kohë të plotë, në lënden “Pediatri” në Departamentin e Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë.

 A.Kriteret

Kandidatët për personel akademik, me kohë të plotë, në lëndën  ‘Pediatri’  në Departamentin e Pediatrisë, në Fakultetin e Mjekësisë, duhet të plotësojnë këto kritere:

Kritere të përgjithshme:

 

  1. Të jetë diplomuar në Fakultetin e Mjekësise, dega ‘’Mjekësi e Përgjithshme”, studime universitare brenda ose jashtë vendit;
  2. Të jetë mjek pediatër për nje periudhe mbi 5 vjet;
  3. Të ketë gradën shkencore Dr.Shk;
  4. Të zoterojë aftesitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
  5. Të ketë mbaruar studimet universitare me notë mesatare mbi 8(tetë);
  6. Të ketë shtetësi shqiptare;
  7. Të zotërojë me dëshmi një gjuhë të huaj perëndimore (Anglisht, Frengjisht, Gjermanisht, Italisht, Spanjisht);
  8. Të zotëroj gjuhën shqipe, të shkruar dhe të folur;
  9. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  10. Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
  11. Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata per kryerjen e nje vepre penale.

Kritere specifike:

  1. Të ketë përfunduar specializimin në degën pediatri;
  2. Të ketë eksperiencë në mësimdhënie;
  3. Të ketë aktivitet të dallueshëm shkencor;

Kritere preferenciale:

  1. Preferohen kandidatë që notën mesatare të Fakultetit e kanë mbi 9 (nëntë);
  2. Të ketë titull akademik.

Dokumentacioni i kërkuar

Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Protokollit, në Fakultetin e Mjekësisë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:

  1. Kërkesë me shkrim për aplikim;
  2. Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
  3. Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
  4. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noterizuara (për secilin program përkatës studimi);
  5. Dëshmi të kualifikimeve pasuniversitare ose të gradave dhe titujve (fotokopje të noteruara). Për diplomat master ose PhD të marra në universitetet e huaja, duhet të dorëzohet fotokopje e noteruar e çertifikatës së njohjes nga organi kompetent ose vërtetim që janë në proçes njohje.
  6. Dëshmi të pjesëmarrjes në konferenca apo seminare etj.
  7. Çdo dokumentacon tjetër që vërteton trajnimet,arsimin shtesë,vlerësimet positive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
  8. Të paktën dy referenca nga profesorë;
  9. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  10. Kopje e noterizuar e dëshmisë së njohjes së gjuhës së huaj;
  11. Kopje të artikujve, teksteve, revista, projekte shkencore etj;
  12. Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
  13. Formular vetdeklarimi sipas formës së kerkuar nga ligji nr.138/2015;
  14. Vërtetim I Gjendjes Gjygjesore(Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).

 

Afati i dorëzimit të dokumentacionit: 21.12.2020 – 06.01.2021(10 ditë pune)

 Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:

  • Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”.
  • Njohuri të akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi për fushën e mësimëdhënies në institucionet e arsimit të lartë.

Mënyra e vlerësimit:

Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.

Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.

Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.

Vlerësimi do të bëhet sipas formularit të vlerësimit të kandidatëve për personel akademik i miratuar nga Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, i publikuar në faqen zyrtare  www.umed.edu.al

 Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al