NJOFTIM MBI RANKIMIN E KANDIDATËVE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

NJOFTIM MBI RANKIMIN E KANDIDATËVE NË UNIVERSITETIN E MJEKËSISË, TIRANË

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë informon mbi formulën që do të përdoret për kryerjen e procesit të rankimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pranime në programet e studimit të ciklit të parë dhe të ciklit të dytë të integruar në tre Fakultetet e tij, si më poshtë vijon:

(Mesatarja aritmetike e thjeshtë e shkollës së mesme * 35) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e maturës shtetërore  * 35) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e Kimisë * 10) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e Biologjisë * 10) + (Mesatarja aritmetike e thjeshtë e Fizikës * 10) * koeficienti i shkollës së mesme sipas Vendimit të Senatit Akademik të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë Nr. 48, datë 21.07.2016 * 100.

Procesi do të kryhet elektronikisht nga Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik e Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH).

 

         REKTORATI I UNIVERSITETIT TË MJEKËSISË, TIRANË   

Publikuar më 02.09.2016

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *