NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN E PUNËS “PËRGJEGJËS NË SEKTORIN E PROKURIMEVE”, ME KOHË TË PLOTË NË DREJTORINË E SHËRBIMEVE MBËSHTETËSE, UNIVERSITETI I MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, Statutin e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, në Vendimin e Bordit të Administrimit nr. 63, datë 08.10.2021“Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhrin e Administratorit të UMT-së nr.113, datë 15.05.2023 “Për fillimin e procedurës së punësimit për pozicionin e punës 1 (një) vend “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shëebimeve Mbështetëse në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune si më poshtë:
Fillimin e procedurës së punësimit për 1 (një) vend në pozicionin e punës “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mbështetëse, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Përgjegjësi i Sektorit është përgjegjësi kryesor për mbarëvajtjen e punës në Sektor. Koordinon punën vertikalisht me strukturat qe ka në varësi dhe raporton rregullisht te Drejtori i Drejtorisë.
- Mbajtja e përgjegjësisë për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligiore për prokurimin publik, për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Sektori i Prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës;
- Hartimi dhe propozimi i planit vjetor të prokurimeve, në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit në bazë të kërkesave dhe nevojave për prokurim;
- Organizon punën për përgatitjen e regjistrit të parashikimeve të prokurimit publik, shpenzimeve dhe investimeve në bashkëpunim me Njësinë e Prokurimit, në fillim të çdo viti kalendarik;
- Përgatitja e Dokumentave Standarde të Tenderit për procedurat e prokurimit, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, sipas pjesëmarrjes në komisionet përkatëse në procedurë;
- Përgatitja e analizave periodike për prokurimet;
- Përgatitja e regiistrit të realizimit të prokurimeve publike në mënyrë periodike dhe vjetore, raportimi në MASR-ë;
- Kontrollon dhe shpërndan sipas destinacionit dokumentat e hartuara nga punonjësit në varësi;
- Siguron bashkëpunim të mirë të grupit dhe ekzekutim në kohë të detyrave.
- Siguron që mbajtja dhe arkivimi i të dhënave të Sektorit është në përputhje me kërkesat dhe rregullat e dokumentacionit për prokurimin publik;
- Identifikon, vlerëson dhe menaxhon risqet operacionale dhe bashkëpunon me Sektorin Juridik për çdo risk të hasur;
- Siguron që stafi i caktuar për implementimin e kontratës të mos jetë i përfshirë në vlerësimin e tenderit;
- Përgatit planifikimin e procedurave të tenderimit në bashkëpunim me drejtoritë/sektorët e tjerë (përgatitja dhe ndjekja e rregullt të Planit të Prokurimit);
- Monitoron dhe rishikon aktivitetet e prokurimit dhe dokumentat e tenderit, në mënyrë që të sigurojë që procedurat të jenë zbatuar në kohën e duhur nga punonjesit e varësisë;
- Siguron transmetimin e kërkesës për hapjen e tenderit (parashikimin dhe njoftimet për tender në internet, ftesat drejtuar tenderuesve) dhe monitoron procesin e parakualifikimit dhe të përzgjedhjes;
- Në fund të vitit ndjek dhe mbikqyr hartimin dhe dorëzimin e Regjistrit përmbledhës për realizimin e Prokurimeve publike, konform afateve të përcaktuara në ligj.
Kandidatët për “Përgjegjës në Sektorin e Prokurimeve”, me kohë të plotë në Drejtorinë e Shërbimeve Mështetëse të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, duhet të plotësojnë këto kritere:
Kritere:
- Të zotërojnë diplomë të nivelit “Master Shkencor” në Shkenca Ekonomike ose Juridike; Edhe diploma e nivelit “Bachelor” duhet të jetë në të njëtën fushë;
- Të ketë mbi 3 vite eksperiencë pune në profesion;
- Të ketë aftësi të mira kompjuterike, njohja e programeve bazë;
- Njohuri të gjuhës së huaj anglisht, dhe/ose ndonjë gjuhë tjetër;
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse;
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje;
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra, që nuk është shuar sipas ligjit;
Kërkesat e Përgjithshme që duhet të plotësojë kandidati janë:
- Të jetë shtetas shqipëtar;
- Të plotësojë kërkesat e posaçme për nivelin e arsimit, përvojës dhe kërkesave të tjera të posaçme për kategorinë, klasën, grupin dhe pozicionin përkatës;
- Të ketë vlerësime pozitive të përvojave të mëparshme të punës;
- Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar e të folur.
Përbën avantazh për këtë pozicion pune eksperienca në prokurimet publike, aftësia në komunikim, aftësia organizative dhe manaxheriale si dhe aftësia për të punuar në grup.
Dokumentacioni i kërkuar:
Kandidatët që aplikojnë, duhet të dorëzojnë dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standard (europass);
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit;
- Kopje e noteruar e diplomës/diplomave dhe/ose njëhsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit), bashkë me listën e notave të noteruara (për ciklet përkatëse të studimit);
- Kopje e librezës së punës e noteruar (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tre muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Vërtetim i Gjendjes Gjygjësore (Dëshmi Penaliteti të marrë brenda tre muajve të fundit).
- Formular vetdeklarimi sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga punëdhënës të mëparshëm, që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Dëshmi të njohjes së gjuhës së huaj të noteruar;
- Çertifikatë/Dëshmi të noteruar që vërtetojnë njohuritë kompjuterike në programet bazë;
- Dokument tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj;
- Referenca nga punëdhënës të mëparshëm, që provojnë vlerësimet pozitive në punë.
Mungesa e një prej dokumentave të kërkuara më sipër, sjell skualifikim të kandidatit.
Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e arkivës së Institucionit.
Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar origjinal ose të njësuar me origjinalin, të inventarizuar në Sektorin e Protokoll- Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë. Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit është brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, që nga dita e shpalljes së njoftimit në Buletinin e APP-së.
Fusha e njohurive, aftësive dhe cilësitë të cilat do të zhvillohet intervista:
- Njohuri mbi ligjin nr. 80/2015 datë 22.07.2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 44/2015, “Kodi i procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”;
- Njohuri mbi ligjin nr. 162/2020, “Për prokurimin publik në RSH”
- Vendimin nr. 285 datë 19.05.2021 “PËR MIRATIMIN E RREGULLAVE TË PROKURIMIT PUBLIK”
- Njohuri të akteve nënligjore në fuqi për fushën e arsimit të lartë, procedurave administrative, prokurimit publik dhe buxhetit.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjet konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta.
Në lidhje me dokumentacionin e dorëzuar, kandidatët do të vlerësohen për përvojën, trajnimet apo kualifikimet e lidhura me fushën.
Në lidhje me intervistën e punës kandidatët do të vlerësohen për njohuritë mbi legjislacionin e sipërcituar, aftësitë, kompetencat, eksperiencën e tyre të mëparshme, motivimin, aspiratat si dhe pritshmëritë e tyre për karrierën.
Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al