NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND NË POZICIONIN “MAGAZINIER NË FAKULTET”, DEGA E MENAXHIMIT TË SHËRBIMEVE NË FAKULTETIN E MJEKËSISË, UNIVERSITETI MJEKËSISË, TIRANË
Bazuar në ligjin nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, në vendimin e Bordit të Administrimit Nr.63, datë 08.10.2022 “Për miratimin e kritereve të punësimit të personelit administrativ të Universitetit të Mjekësisë, Tiranë”, si dhe në Urdhërin e Administratorit nr. 251 datë 09.11.2022, Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, shpall konkursin për 1 (një) vend të lirë pune, si më poshtë:
- Për 1 (një) vend në pozicionin “Magazinier në Fakultet”, Dega e Menaxhimit të Shërbimeve në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti Mjekësisë, Tiranë.
Përshkrimi përgjithësues i punës:
- Bën sistemimin e magazinës sipas artikujve dhe kushton kujdes për ajrosjen e materialeve dhe mirëmbajtjen e tyre.
- Mban kartelat e magazinës sipas artikujve dhe i rakordon ato me Specialisten e Financës një herë në tre muaj.
- Furnizon administratën dhe departamentet sipas urdhërit të dorëzimit nga Përgjegjësi i Financës.
- Përgatit fletëdaljen me të gjithë artikujt sipas urdhërit të Përgjegjësit të Financës dhe e firmos atë sëbashku me marrësin në dorëzim.
- Paraqet kërkesën për materiale që mungojnë në magazinë.
- Magazinieri pret Fletë-Hyrje për materialet që vijnë nga furnitorët (Rektorati) etj., pasi të mbahet procesverbali i marrjes në dorëzim nga Komisioni përkatës.
- Verifikon materialet e ardhura sipas faturës së furnitorit përkatës.
- Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore sipas nevojave të
- Realizon çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga eprorët.
Kriteret:
Kandidatët për vendin e punës “Magazinier në Fakultet”, duhet të plotësojë këto kritere:
- Të kenë përfunduar studimet e e mesme;
- Të zotërojnë afësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurojnë.
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar.
Kushtet:
- Të ketë zotësi të plotë për të
- Të jetë në kushte shëndetësore që e lejojnë të kryejë detyrën përkatëse
- Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundravajtje penale me dashje.
- Ndaj tij të mos jetë marrë ndonjë masë disiplinore për largimin nga detyra.
Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Sektorit të Protokoll – Arkivës në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë, dosjen personale ( të inventarizuar), me dokumentat si më poshtë:
- Kërkesë me shkrim për aplikim;
- Jetëshkrim (CV) sipas formatit standard (europass) i përditësuar;
- Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit (ID);
- Kopje të noteruar të arsimit përkatës bashkë me listen e notave.
- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë të noteruar) nëse ka punuar;
- Vërtetim i gjendjes shëndetësore të marrë brenda tri muajve të fundit (raport mjekësor për aftësinë në punë);
- Formular vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji nr.138/2015;
- Vërtetim nga institucioni ku ka punuar që nuk ka masë disiplinore në fuqi;
- Referencë nga punëdhënësit e fundit, që provojnë vlerësimet pozitive në punë;
- Vërtetim i gjendjes gjyqësore (dëshmi penaliteti) të marrë brenda tri muajve të fundit;
Mungesa e një prej dokumentacioneve të kërkuara më sipër, sjell s’kualifikim të kandidatit. Dokumentacioni i dorëzuar nuk do të kthehet mbrapsht, pasi bëhet pjesë e Arkivës së Insititucionit.
Afati i dorëzimit të dokumentacionit: është 15 ditë nga dita e shpalljes në Buletinin e APP-së.
Mënyra e vlerësimit:
Përzgjedhja e kandidatit fitues do të bëhet nëpërmjët konkurimit me dosje dhe me intervista të drejtëpërdrejta. Për çdo paqartësi mund të dërgohet email në adresën info@umed.edu.al