NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE ME KONTRATË SHËRBIMI TË NJË EKSPERTI TË JASHTËM

NJOFTIM PËR 1 (NJË) VEND PUNE ME KONTRATË SHËRBIMI TË NJË EKSPERTI TË JASHTËM

Në zbatim të kontratës nr.180/30, datë 04.06.2021 “Shërbim konsulence-Hartim projekt preventive zbatimi për rikonstruksionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti: Godina e Farmacisë, Godina e Anatomisë dhe Salla e leksioneve të godina e Paraklinikut”, Ju informojmë se:

U mbyll faza e parë e “Analiza e detyrës së projektimit dhe përcaktimi i bazës së projektit” të dorëzuar nga Operatori ekonomik me datë 25.06.2021.

Bazuar në nenin 74 dhe nenin 75 të VKM nr.285 datë 19.05.2021 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe duke qenë se objekti i kontratës kërkon një vlerësim profesional në fushën inxhinierike, gjykojmë se nevojitet asistenca teknike e një eksperti të jashtëm për të përforcuar mendimin profesional teknik.

Prandaj për të qenë pjesë e grupit të punës për ndjekjen dhe marrjen në dorëzim të kontratës, kërkojmë punësimin me kontratë shërbimi të një eksperti të jashtëm, si më poshtë:

1 (një) Inxhinier të fushës së inxhinierisë së ndërtimit, i cili duhet të ketë përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushën e inxhinierisë së ndërtimit.

 

Eksperti duhet të plotësojnë këto kritere:

  • Të ketë përfunduar studimet universitare ose pasuniversitare sipas fushave të kërkuara.
  • Të ketë eksperiencë pune mbi 3 (tre) vite.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje.

 

Kandidati duhet të dorëzojë dokumentet si më poshtë:

  • Kërkesë me shkrim për aplikim
  • Jetëshkrimin (CV) sipas formatit standart (europass).
  • Fotokopje të pasaportës ose kartës së identitetit.
  1. Kopje e noterizuar e diplomës/diplomave dhe njehsimin e tyre në MAS (për diplomat e marra jashtë vendit).
  2. Kopje e noterizuar e librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
  3. Vërtetim i gjendjes gjyqësore, vetëdeklarim sipas formës së kërkuar nga ligji;

Mosparaqitja  e dokumenteve ose mosparaqitja e plotë e tyre, sjell skualifikim të kandidatit.

Publikimin e njoftimit ne faqen zyrtare te UMT-së

Kandidatët e interesuar, duhet të dorëzojnë brenda 10 ditëve nga publikimi njoftimit, dokumentacionin e kërkuar në Sektorin e Protokoll Arkivës, në Universitetin e Mjekësisë, Tiranë (Adresa: Rruga e Dibrës, Nr.371, 1005, Tiranë).